Albspirit

Media/News/Publishing

Shalom – një edukim kaq ndryshe për të vegjëlit tuaj

Nëse fëmija juaj është 2, 3 apo 4 vjeç, me gjasë mund ta keni gjetur veten duke hamendësuar se si të zgjidhni kopshtin e duhur për të. Sistemi parashkollor është hapi i parë drejt rrugëtimit akademik dhe si i tillë shërben si bazë për të gjithë procesin e të mësuarit në vazhdimësi dhe nisur nga kjo, zgjedhja nuk mund të jetë krejt rastësore. Çdo kopsht ka, ose së paku duhet të ketë, një filozofi të caktuar arsimore ku mbështet metodën e vet. Ju kujtojmë se disa kanë në qendër nxitjen e pavarësisë, disa theksojnë krijimtarinë, të tjera përqëndrohen te zhvillimi natyror i fëmijës etj. Ne kemi bërë kërkimet tona dhe me bindje mund t’ju prezantojmë me kopshtin Shalom Center, filozofia e të cilit i duhet zhvillimit të fëmijës suaj.

Shalom Center u krijua nga pasioni për t’u sjellë fëmijë shqiptarë një sistem edukimi avangardë, themeluar nga Anila Bega Cohen, një emër i cili prej dekadash i është përkushtuar programeve dhe trajnimeve për fëmijë. Anila Bega Cohen, e diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (1994), është marrë me problemet e edukimit parashkollor përmes Projektit për Zhvillimin e Arsimit në Shqipëri, si dhe ka qenë drejtuese e projektit mbi Qendrat e Zhvillimit të Fëmijëve. Më 1999 ka kryer specializim në Washington DC për programet e zhvillimit të fëmijëve parashkollorë, nën drejtimin e Children International Resourses (CRI).

Anila Bega Cohen

Në vitet 2000-2001 u specializua për zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe në politikat e prindërimit pranë “Golda Meir Training Center”, Haifa, Izrael. Në të njëjtën periudhë, ka kryer trajnimin mbi vlerësimin dhe drejtimin e programeve parashkollore në Tel Aviv, Izrael. Ne vitin 2001-2003 kreu specializimin pasuniversitar mbi Politikat e Prindërimit pranë Fakultetit të Edukimit në Université Libre de Bruxelles, Belgjikë. Ajo është autore e disa artikujve dhe studimeve për fëmijërinë e hershme dhe prej shumë vitesh i është përkushtuar edukimit në fazat e hershme, metodat më moderne të të cilit janë aplikuar te Shalom Center.

Shalom, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, i licensuar nga Ministria e Arsimit, ndjek programin GAN që aplikohet prej vitesh në vende si Hungari, Greqi, Danimarkë, Norvegji, Kinë, Çeki etj., përveç Izraelit. Programi GAN është i bazuar te teoritë e pedagogut të shquar gjerman Friedrich Fröbel, i pari që ndërtoi një sistem edukimi ku theksohej se fëmijët janë të ndryshëm dhe kanë aftësi dhe kapacitete të ndryshme. Fröbel njihet në përgjithësi si babai i krijimit të kopshteve, teoria e të cilit bazohet te: zhvillimi i fëmijës në mënyrë organike dhe në vijë të drejtë me zhvillimin natyror; zhvillimi i fëmijës në mënyrë të përshkallëzuar; zhvillimi i fëmijës përmes nxitjes së veprimtarive të pavarura.

Programi i kopshtit është i ndërtuar përmes punës teorike, veprimtarive në tavolinë, lojëra, aktivitete sportive dhe zbavitëse, ku mund të përmendim këtu shah, zumba, artcraft, teatër, shkencë etj. Për herë të parë në Shqipëri, Shalom Center bëri pjesë të programit edhe terapinë muzikore (orto terapia) për fëmijët e vegjël, e cila është mjaft e dobishme për zhvillimin psiko-emocional, sidomos gjatë periudhave jo fort të lehta për t’u përballuar, si për shembull situata e tërmetit apo e pandemisë së fundmi.

Rëndësi të veçantë i kushtohet edhe gjuhës së huaj, e cila fillon që në moshën 2-vjeçare, fillimisht përmes figurave dhe lojërave, për të kaluar më pas në aplikimin e njohurive në situata konkrete pas moshës 5-vjeçare. Përpos anglishtes, fëmijët mësojnë edhe hebraisht përmes programeve të përshtatura për grupmoshën e tyre.

Filozofia e Shalom është sa e thjeshtë, aq edhe esenciale dhe përmblidhet përmes tri pyetjeve:

Çfarë kërkon fëmija nga kopshti? Të zhvillojë të gjithë kapacitetet e tij emocionale në mënyrë të lirë. Të perceptojë kreativitetin e tij. Të jetë pjesëmarrës në kopsht përmes trupit, logjikës, mendimit, ndjenjave, njohurive, botës së brendshme dhe të jashtme dhe të ndërveprojë pa filtra. Të luajë dhe të ndihet i lirë, të thotë çfarë mendon dhe ndjen.

Çfarë dëshiron prindi nga kopshti? Kopshti të jetë një vend ku fëmijë të mos konsiderohet si pako postale që dorëzohet dhe rimerret, por një process përshtatjeje sociale. Fëmija të monitorohet për shëndetin psiko-fizik dhe edukatoret të impenjohen dhe të kuptojnë energjitë e fëmijëve.

Çfarë dëshiron shoqëria nga kopshti? Kopshti të mos jetë një qendër ku flitet për fëmijët, por me fëmijët, ku zhvillimi i fëmijës nuk është vetëm ambiental, por edhe psikologjik. Shoqëria kërkon që prioritet t’i jepet formimit të hapur për ndryshime, ku çdokush gjen mënyrën e rritjes, së bashku me të tjerët dhe jo domosdoshmërisht si të tjerët.

Nga gjithë çfarë lexuat më sipër, qartazi mund ta kuptoni se qëllimi final i Shalom Center është zhvillimi i fëmijëve në mënyrë që të jetojnë në harmoni me veten, familjen, shoqërinë dhe mjedisin që i rrethon; të krijojnë pavarësinë që u duhet dhe ta kenë më të lehtë për t’u integruar më vonë në shkollë. Shalom nuk është thjesht një mjedis fizik për fëmijën tuaj, por filozofia e tij shërben si dritare që hap dyert e sigurta drejt të ardhmes./anabelmagazine/

 

Please follow and like us: