Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Londo: KUSHTIM

 

Dal nga një trishtim, hyj në një tjetër,

Dita mbi dritare si perde tymnxirë.

Ti tund qortueshëm ujvarën e flokëve.

Di, vallë ti, një botë më të mirë?

Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër.

Qielli në dritare, kallkan i ngrirë.

Ti kapsallit qortueshëm konstelacionin e syve.

Di vallë ti një botë më të mirë?

Dal nga një vdekje, hyj në një tjetër.

Kamzhiku i shiut dritaren rreh pa mëshirë.

Ti duart shtrin dhe lutesh për mua.

Di vallë ti, një Zot më të mirë?

Please follow and like us: