Albspirit

Media/News/Publishing

28 Janar 2021/Panairi Virtual – Study in Ireland, regjistrimi falas

 

Panairi Virtual – “Study in Ireland” 28 Janar, ora 14:00 – 17:00

Një tjetër event online rreth studimeve jashtë vendit do të zhvillohet në 28 Janar për të gjithë studentët e interesuar për të studiuar në Irlandë, një vend me reputacion shumë të mirë rreth studimeve të larta, i njohur për përsosmëri në kërkime shkencore dhe inovacion.

Irlanda është një destinacion tepër tërheqës për studentët ndërkombëtarë, me një numër total prej 20.000 studentësh ndërkombëtarë gjë e cila krijon një atmosferë kozmopolite.

Si një vend anglishtfolës (së bashku me Maltën), Irlanda është i vetmi vend që flet anglisht në Eurozonë. Si rezultat, shumë kompani prestigjioze e kanë selinë e tyre në Irlandë.

Gjithashtu mundësitë e punësimit e bëjnë Irlandën tërheqëse pasi ofron kushte bujare për studentët që duan të punojnë me kohë të pjesshme, si dhe ata që duan punësohen pasi janë diplomuar në universitet. Studentët lejohen të punojnë 20-40 orë në javë dhe të fitojnë një pagë minimale prej 10.10 EUR në orë për të mbuluar shpenzimet e tyre të jetesës.

Më 28 janar, Integral Educational Programs organizon panairin virtual rreth Studimeve në Irlandë. Mos e humbisni mundësinë të takoheni personalisht me përfaqësues të disa prej universiteteve më të mira në Irlandë , panairi është vetëm një klikim larg!

“Study in Ireland” – Progami:

  • 14:00 – 15:00 – “Studio në Dundalk Institute of Technology – Programe studimi, bursa, intershipe”. Sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve
  • 15:00 – 16:00 – “Gjithçka rreth arsimit në Irlandë – Përse të zgjidhni Irlandën për diplomën tuaj Bachelor ose Master?” Sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve
  • 14:00 – 17:00 – takime një në një me Dundalk Institute of Technology dhe University of Limerick – Takime individuale (audio & video)

Përse duhet të studioni Irlandë?

  • Edukim prestigjioz modern dhe me traditë – Irlanda renditet e 10-ta në botë për cilësinë e sistemit arsimor
  • 34 universitete dhe më shumë se 5,000 programe në anglisht
  • Kushte dhe mundësi të favorshme për bursa dhe ndihmë financiare shtesë
  • Mjedis miqësor dhe i sigurt – Irlanda është ndër vendet më pozitive dhe paqësore në botë
  • Qendra Evropiane me më shumë se 1.000 kompani udhëheqëse ndërkombëtare, përfshirë Google, Apple, HP, IBM dhe Facebook
  • Kulturë e pasur dhe folklor unik, e njohur për krijesat mitike, tërfilin dhe festën Shën Patrikut

Pjesëmarrësit në panairin Virtual – “Study in Ireland”

Dundalk Institute of Technology

  • Programe përgatitore për studentët ndërkombëtarë
  • Klasa të vogla, ofrohet një qasje më praktike dhe mjedisi është interaktiv dhe stimulues për të mësuar
  • 2/3 e të gjitha programeve përfshijnë programe praktike për zhvillimin e përvojës profesionale
  • Vetëm një orë larg nga Dublini dhe Belfasti, kostoja e jetesës në Dundalk është 50% më e ulët se në kryeqytet

University of Limerick

  • Mbi 11,000 studentë dhe 1,313 të punësuar.
  • UL ofron 72 programe BA dhe 103 programe MA në katër fakultete: 1- Fakulteti i Arteve, Shkenca Humane dhe Sociale; 2- Fakulteti i Edukimit dhe Shëndetësisë; 3- Shkolla e Biznesit Kemmy; 4- Fakulteti i Shkencave dhe Inxhinierisë.
  • UL ka lidhje të ngushta me industrinë, bashkëpunon me mbi 1,700 punëdhënës në pjesën praktike të arsimit, dhe siguron 2,000 vende pune në vit si praktikë për studentët
  • Universiteti i Limerick ofron një numër të madh bursash për studentët ndërkombëtarë
  • Kampusi Studentor më i Mirë 2010/2020
  • Shkolla e parë mjekësore e themeluar në Irlandë në 1900
  • Test i pranueshëm në gjuhën angleze DUOLINGO (vetëm për aplikime në 2021 në përgjigje të problemeve që lidhen me Covid-19)

 

 

Griffith College

  • Është një nga dy institucionet më të mëdha të arsimit të lartë të pavarur në Irlandë.
  • Numri i studentëve: 7,000 ku 1,400 prej tyre janë studentë ndërkombëtarë nga 77 vende të botës.
  • Ofron programe Bachelor dhe Master në fusha të ndryshme si: Law, Accountancy, Business, Computing Science, Journalism, Media, TV Production, Film Production, Design, Fashion, Music and Drama
  • Ofron programe profesionale në fushën e kontabilitetit për Shoqatën e Çertifikuar të Kontabilistëve (ACCA), ACA, CPA dhe IATI.
  • Griffith College është vlerësuar me cmimin GoldStar CPA në fushën e edukimit.

Gjatë panairit mund të merrni informacione rreth programeve të studimit dhe bursave për universitetet e mëposhtme:

  • Trinity College Dublin
  • RCSI University of Medicine and Health Sciences
  • University College Dublin (UCD)
  • National University of Ireland, Galway
  • University College Cork
  • Maynooth University
  • National University of Ireland
  • Dublin City University
  • Technological University Dublin
  • Trinity College Dublin
  • University College Dublin
  • Galway Business School and Galway Cultural Institute

 

Fakte interesante rreth Irlandës

A e dini:

  • Irlanda është shtëpia e disa prej universiteteve më inovative në Evropë
  • 35,000 studentë ndërkombëtarë nga 161 vende jetojnë aktualisht në Irlandë
  • Dublini është emëruar një nga qytetet më të mira universitare në botë
  • Pas diplomimit mund të qëndroni dhe të punoni në Irlandë për 1 vit nëse keni përfunduar me sukses një program bachelor dhe 2 vjet nëse keni përfunduar me sukses master / doktoraturë
  • Gjatë studimeve në Irlandë mund të punoni 20 orë në javë gjatë semestrit dhe 40 orë në javë gjatë pushimeve të verës dhe dimrit

 

Si të regjistroheni për Panairin Virtual – “Study in Ireland”

Panairi Virtual “Studio në Irlandë” do të zhvillohet më 28 janar nga ora 14:00 – 17:00, në platformën virtuale Brazen. Regjistrimi i vizitorëve për panairin virtual mund të bëhet duke hyrë në linkun:

https://app.brazenconnect.com/a/world-education/e/Kdeml

Lista e institucioneve pjesëmarrëse, si dhe informacione shtesë në lidhje me panairin virtual mund të gjenden në: https://integral.al/study_in_ireland

Pjesëmarrësit në këtë event do të kenë mundësinë të takohen virtualisht, nëpërmjet video live chat me përfaqësuesit e University of Limerick, Griffith College dhe Dundalk Institute of Technology, dhe do të informohen rreth programeve të ndryshme të studimit, mënyres së aplikimit, tarifave si dhe bursave. Përvec paneleve të universiteteteve në platformë ekziston edhe një panelë kushtuar këshillimit te karrieres, ku vizitorët mund të flasin me ekspertët e arsimit të Integral Educational Programs, të bëjnë pyetje ose të caktojnë një sesion konsultimi. Gjithashtu, ju mund të përdorni materiale të ndryshme këshilluese, por edhe materiale të institucioneve pjesëmarrëse.

Regjistrimi është falas!

 

 

 

Please follow and like us: