Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Kur koha ndalon

 

Një dramë që zgjatë me vuajtjen e Sizifit dhe sytë e djallit,

në netët pa yje kur vdektarët bëjnë pakt me përjetësinë,

është dikush nga gjithçka

dhe janë disa nga asgjëja

që thurin fatet tona.

 

Çdo gjë duket e pamundur

fluturat rikthehen në krimba

e krimbat gërryejnë

pa dhimbje

frytet e reja.

 

Të shohësh përtej dramës që shfaqet

nënshkruan mëkatin e madh

dhe

atje e diku

Nuk ekziston

sepse çdo gjë merrë trajtën e njëjtë

 

vetëm dashuria

mund të lëviz kohën

sytë që përvëlueshëm kërkojnë

të zgjidhen nga gracka e lakmisë

dhe nënshtrimit

 

një fjalë

që ka koston e jetës

dhe guximin e Prometeut

kërkon të ngjizet

në buzët e shpëtimtarit.

Please follow and like us: