Albspirit

Media/News/Publishing

Përvjetori i basketbollistit të madh Kastriot Mushi!

URIM – I urojme ditelindjen ish basketbollistit te madh te PARTIZANIT KASTRIOT MUSHI
Sot eshte 68 vjetori i ditelindjes se KASTRIOT MUSHIt, ish basketbollistit shquar te PARTIZANIT ne vitet 70/80te, njekohesisht nje nga basketbollistet me te shquar shqiptare, si te te Partizanit dhe po ashtu dhe kombetares shqiptare. Kampion me fanellen e kuqe ne 13 sezone 1972-73, 1973- 74, 1974-75, 1975-76, 1976-77, 1977- 78, 1978-79, 1979-80, 1980-81, 1981- 82, 1982-83, 1983-84, 1984-85, si dhe 7 kupa te republikes me 1975, 1976, 1978, 1980, 1982, 1983, 1984, ku ne 14 vite fitoi aq shume me Partizanin krahas basketbllisteve te tjere ku mund te vecojme emra si: Agim Fagu, Nikolin Pali, Kushtrim Zaçe, Edgar Prifti, Robert Kuqo, Gazmend Çaçi, Pjerin Bushati, Aleksandër Dheri, Artan Terihati, Arben Fagu, Medat Agolli, Sopot Lani, Vojo Progri, Vladimir Konomi, Ilir Cane, Valer Hoxha, etj. Perfaqesues vigan i disa gjeneratave cilesore. Ish kapiten dhe lider i madh per Partizanin ne disa sezone. Lider i vertete ne fushe, ne shume drejtime!
Produkt “made in Partizani”, basketbollist qe ka punuar me te 3 trajneret e medhenj te Partizanit, Lleshin, Shalesin e me pas Greven qe ne moshen 19 vjecare, me 1972 me afrimin ne skuadren e pare. Basketbollist i madh, power forward klasik, lojtar sulmues dhe mbrojtes ne te njejten kohe i shkelqyer poshte koshit, perhere nje nder pikat me te forta te Partizanit ne fushe, sidomos ne luften nen kosh. Simbol i numerit 15 ne shpine. Te panumerta ndeshjet e medha te tij, si ne arenen kombetare, me me shume se 700 ndeshje ne kupa e kampionate, por dhe ne ndeshjet nderkombetare te shumta ku vetem ne kupat e Europes numeron rreth 35 ndeshje, ku ka qene nder pikat me te forta te Partizanit. Ka zhvilluar ndeshje te medha ndaj ekipeve si Bentrazh, Honved, BRNO, KK Bosna, Partizan Boegrad, Cantu, Eczacıbaşı, Vevey, Ortez , etj. Ja cfare kujton legjenda Gazmend Caci ne nje intervste kur Partizani luante kundra Partizan Beograd ne kupen e Kampioneve me 7-11-1979 “Trajneri jugosllav Dushan Ivkovic i thote trajnerit Shalesi, se Partizani kishte Kicanovicin shqiptar ne gjirin e tij, Mushin nr15”. Dragan Kicanovic ishte nder yjet e basketbollit europian, dhe ne ate ndeshje ishte i demtuar. Mushi pikeshenuesi me i mire per PARTIZANI me 20 pike, ne humbjen minimale 98-101 ndaj KK Partizan Beograd nje nder ekipet me te forta te Europes .
Nje karriere brilante sportive lidhur me klubin e basketbollit Partizani per plot 14 vite, gjithenje me PARTIZANIN, duke qene nder ato fanella te renda per basketbollin e madh te Partizanit. Shume ndeshje te medha ne arenen nderkombtare me Partizanin ku vecohet dueli i vjeshtes 1980 me Eczacıbaşı SK İstanbul ku Mushi shenoi 44 pike ne 2 ballafaqimet duke qene lider i vertete ne fushe. Po ashtu per tu kujtuar ndeshja e tij e madhe ndaj Squibb Pallacanestro Cantù me 4 nentor 1981, ku se bashku me Cacin e Kuqon i ben rezistence te forte Cantuse, nje nder ekipet me te forta te kontinentit, madje ate sezon kampion i Europes. Pra kemi te bejme me nje basketbollist te permasave europiane cka tregon se PARTIZANi kishte realisht cilesi europiane, me individe si Kastriot Mushi, dhe brezi i arte i basketbollit te kuq, qe diti te luante i barabarte ne kupat europiane ndaj cdo ekipi. Pas lenies se basketbollit te luajtur, Kastrot Muhsi ka qene edhe trajner i te rinjeve te Partizanit, ku arriti te dale kampion, duke drejtuar si trajner fidanishtene Partizanit te basketit legjendar.
Edhe 100 vite te tjera KASTRIOT MUSHIT, ne emer te gjithe tifozerise se Partizanit!
Please follow and like us: