Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: Hapat

Që kur hapat t’larguan ngadalë nga stinët
verë s’do t’shohësh më me sy
ah, dimri i fortë t’përpëliti deri n’asht
do t’ngreh ky dhe atje diku në një rrafsh!

Ata që të njohin do vënë një gur mermer
çdokush në botë ka një vend kundër dëshirës!

Që kur vdekja u kthye thashetheme
dëgjo më shumë kur të ëndërrosh
kur, një varr hapet dhe një tjetër u bënë lëmsh
s’ka përjashtim, t’gjithëve do na ngrys ky fat i shëmtuar!

Kruspull rri trupi yt
si një lule e shkelur nga një tjetër!

30.01.2021.

Please follow and like us: