Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta mjeku Muharrem Nonaj

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga COVID-19 mjeku Otorinolaringolog në rrethin e Skraparit Muharrem Nonaj.

Lajmin për ndarjen e mjekut nga jeta është bërë publik nga Shoqata Shqiptare e ORL. Në njoftim bëhet me dije se Nonaj i shërbeu pacientëve në rrethin e Skraparit për me shumë se 45 vite duke zgjidhur të gjitha problemet dhe urgjencat.

“Shoqata Shqiptare e ORL dhe Sherbimi ORL me hidhërim të thellë njoftojnë ndarjen nga jeta të mjekut Otorinolaringolog në rrethin e Skraparit Dr. Muharrem Nonaj. Dr. Muharremi i cili shërbeu deri ditën e fundit nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Ai shërbeu ne rrethin e Skraparit për më shumë se 45 vjet si mjek otorinolaringolog duke zgjidhur të gjitha problemet dhe urgjencat në këtë specialitet.

 Vitet e fundit për shkak të largimit të shume specialistëve nga rrethi i Skraparit Dr. Muharremi ka zgjidhur edhe shumë probleme të specialiteteve të tjera. Zemërgjerësia dhe përkushtimi ndaj pacientëve e kanë bërë Dr. Muharremin nje figurë te dashur dhe të respektuar për të gjithë rrethin e Skaraparit, qytetin e Poliçanit dhe atë të Beratit. I shprehim ngushëllimet e thella familjarëve dhe lutemi që shpirti i Tij të prehet në paqe”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Shqiptare të ORL.

Please follow and like us: