Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri & Nazmi Bloshmi: In memoriam, Bukurosh Blloshmi!

Sot në mëngjes mora lajmin e hidhur për xhaxhanë tonë, Bukurosh Blloshmin i cili ndërroi jetë në New York të ShBA.

Bukurosh Selman Blloshmi ka lindur në vitin 1933 në fshatin Bërzeshtë. Ai është fëmija i tretë i Selman Blloshmit dhe Xhere Blloshmit, motra e Bardho Lekës. Bukurosh Blloshmi pati 4 fëmijë; Mit’hatin, Agimin, Mirandën dhe Sonilën e lindur në internim. Bashkëshortja e Bukuroshit, Nadirja, vinte nga familja e Njazi Çezmës, familjë nacionaliste e Çezmës së Pogradecit e cila u persekutua. Bukuroshi ka qënë shtylla e familjes tonë që sakrifikoi gjithë jetën për të na rritur mbasi dy vëllezërit e tij ishin në burg. Ai përballi gjithë luftën e egër të klasës që binte mbi ne. Në kohën kur Vilson Blloshmi ishtë në shkollë në Elbasan, u arrestua babai jonë, Sami Blloshmi. Vilsoni donte të linte shkollën pasi nuk kishim mundësi financiare por xhaxhai e detyroi duke i thënë se detyra e tij ishte të mësonte dhe të na nderonte, për të tjerat do mendonte ai.

Bukuroshi ka qënë 10 vjet në internim në Polis të Librazhdit, fill mbasi u dënuam unë dhe Vilsoni nga diktatura komuniste. Mbas viteve 90’ deri dje ka jetuar në SHBA. Më ngeli peng dhe brengë e pa harrueshme që nuk mu dha mundësia t’i hedh një dorë dhé. Mirë xhaxha, lamtumirë, të qoftë dheu i lehtë. Ju do ngeleni të paharruar në familjen tonë si njeriu i sakrificave dhe i sinqeritetit.

Lamtumirë

Nga familja e Bedri dhe Nazmi Blloshmit

 

02.02.2021

Please follow and like us: