Albspirit

Media/News/Publishing

Ilmi Kasemi Beati: NJIH VETVETEN DHE MBAJ VETEN

Nuk e dinim që kishte një njeri të shenjuar për të ndihmuar të dashuruarit e varfër.
Për varfërinë e skamjes po, dinim shumë.
Nuk e dinim se na i ndaluan shenjtorët e padijes.
Jo në një, por për gjatë nëntëmëdhjetë shekujve.
Na ndaluan dhe këmbyen zotat në të gjithë këto shekuj.
Por dashurinë nuk ka dalë kush ta ndal.
Vetëm kur ajo nuk ushqehet nga ndjenjat, fillon grindja.
Ndienja ka në bazë di-enë.
Varfërinë e ndies kërkonte ku të mundej, Valentini, që në moshën nëntëmbëdhjet vjeç. Hynte në shpirtrat e në zemrat e të dashuruarve në rrugët e Romës.
Bëri rrugë të gjatë deri në pleqëri dhe u desh kjo kohë e gjatë, që njerzit ta kuptonin që ishte me shenjë, ishte Shenjtor.
Por kohë para tij ishte thënë e shkruar në mermer, në kërthizën e botës antike, në Delfi:
“N j i h v e t v e t e n”
Sot është ditlindja ime, këtë unë e dija deri në moshën tridhjet vjeç, në vitin ’90 dhe andaj e shkrova në vet të parë, mosdijen, për ditën e të dashuruarve, që i atribuohet Shën Valentinit.
Dje mbasdite e nisa këtë vizatim dhe e përfundova sot.
Figurina në dorën time, është skulptura ime imagjinare.
Është imazhi i Entelës që mban një pasqyrë në dorë, në të cilën është “pasqyruar” aforizma e antikitetit dhe mua m’u desh të shtojë:
“M b a j e v e t e n”
Mesazhin e vetpërmbajtjes e kam për vetveten.
Por jemi të dy në këtë vizatim në letër, me laps dhe sanguin,
në dimensionin 45×45.
G ë z u a r
Tiranë
14.02.2021
Please follow and like us: