Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Libri im i ri në prozë “Mbretëria e ëndrrave”

Miq të mi, mbretëria e ëndrrave është libri im i ri me tregime dhe porsa është botuar nga Shtëpia Botuese Onufri, për çka i jam mirënjohës pafund Bujar Hudhrit.

Po ashtu, falenderoj nga zemra Anton Berishaj e Ardian Ndreca, për leximin dhe parathëniet fantastike. Mirënjohje Enxhi Hudhri për përgatitjen teknike. Si gjithmonë, një mirënjohje e veçantë i takon Edita Kuci- Ukaj, për inkurajimin dhe dashurinë pafund që tregon për krijmtarinë time.

Ky libër i ri është një kapitull i ri në jetën time letrare dhe pres me padurim vlerësimin e lexuesve.

Mbretëria e ëndrrave është mbretëri letrare ku s’kanë pushtet të pushtetshmit e ku ëndrrat e njerëzve të lirë gjunjëzojnë edhe perandorët. Librin mund ta gjeni te Libraria Onufri në Tiranë dhe së shpejti edhe në libraritë e tjera e platformat online./albspirit.com

Please follow and like us: