Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Besoni në Pranverën blu-bashkohuni me PD!

 

Historia jo pak na ka penalizuar si popull e komb.

Për shekuj të pushtuar, të ndarë e të vrarë.

Armiq të shumtë e fatkeqësisht armiqtë e përbetuar në kufijtë kombëtarë na kanë qëlluar.

Por armiku që mbahet mend jo aq për arsye konotacioni, por për egërsinë e tij për ne shqiptarët është komunizmi.

Kjo farë e degraduar gjenetike që okupoi trojet tona sundoi me dhunë e egërsi por fatkeqësia qëndron në realitetin tonë fatkeq se mbetjet e klonet e saj po tentojnë të na sundojnë akoma në shekullin e ri!

Ky është paradoks që ka pushtuar jo vetëm jetën shqiptare sot, por është premisë deri në precedent për ardhmërinë tonë mot!

Asnjë kombi të qytetëruar nuk mund t’i ndodhte ajo që na ndodhi ne.

Pinjollët e atyre që na mashtruan me lugë floriri dhe na cuan në triska e tollona kurrë nuk e bien prosperitetin.

Pasardhësit biologjikë të atyre që premtuan demokraci dhe implementuan diktaturë, vrasje, luftë klasash e tirani nuk imagjinohej se do instaloheshin klikë etatiste në shekullin e ri.

Ata që ështrat e Fishtës i hodhën në det e familjen e Shenjtës Terezë i murosën në bodrume e martirët e kishës i mbytën në burgjet e mallkueme nuk duhet as të shiheshin sot me sy…!

Tabloja e mejtimit tim nuk është fantazi, por realitet i dhimbshëm kudo në këtë vend që i thonë Shqipëri!

Por ku është dhimbja aty mbin dhe shpresa.

E ky kombi ynë ka dëshmuar se bash atëhere kur thika i ka prekë palcën ka reaguar idhshëm si Ante.

A nuk ishte Kastrioti, Ismail Qemali e Boletini, Sali Berisha e Azem Hajdari të cilët në kohë të ndryshme por me vullnet të njëjtë u përballën me pushtuesit dhe rizgjuan shpresën?

E tani që paradoksi i marrë i farës së përçudnuar të klonit të mallkuar u rikthye nuk ka më dilemë.

Jo vetëm kaq por pritet rizgjim me vullnet pa kthim.

Ky regjim hajnash pa skrupuj, jo vetëm të pajisur me ADN-në e të parëve, por me inercinë e dhunës nuk njeh as norma humane as rregulla demokratike.

Mitomanë të pandreqshëm, me paranojën e mitomaninë që ju dikton zullumi duket se nuk kanë të ndalur.

Hipur në kalin e propagandës që ushqehet majmërisht nga tagjia e korrupsionit ata mendojnë të krijojnë superrracën por gabohen.

Janë veçse kloni i degraduar që 25 Prilli pret për t’i korrigjuar.

Kjo është beteje e fortë, është përballja serioze me oligarkinë montruoze!

Dhe përballë klonit të krimit, arrogancës e mashtrimit nuk është vetëm opozita  e organizuar mire,  por gjithëshqiptarët që jetojnë të pashpresë!

Kohëve e ngjarjeve të mëdha ju paraprijnë projekte të mëdha.

Dhe kësaj pranvere të rizgjimit të demokracisë e shpresës do i prijë PD.

Jo me sllogane politike, por me programe praktike e të realizueshme!

Ne kemi një lidership të ri që materializon ngjalljen e shpresës në Shqipëri.

Ne kemi jo vetëm tagrin por dhe obligimin të udhëheqim Pranverën blu se për atë aspiratë u krijuam dhe nga ajo mbijetuam.

Ky dimër do të jetë i fundit që imponoi kloni neveri i oligarkisë.

Po troket pranvera blu që do t’i dhurojë pushtetin qytetarit të Shqipërisë.

Kjo nuk është vëtëm zgjedhje politike, por së pari emergjencë jetike.

T’i bashkohemi korit pranveror-blu të lirisë, t’i bashkohemi Partisë Demokratike!/albspirit.com

Please follow and like us: