Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Gëzuar Kosovë!

13 vjet më parë me vullnetin e shqiptarëve të Kosovës dhe me bekimin e SHBA, aleatit të përjetshëm të Kombit Shqiptar, u shpall Pavarësia e Kosovës.
Kjo ditë është kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për shqiptarët e Kosovës.
Eshtë një ditë e madhe e bekuar nga Zoti, e arritur me gjakun e vëllezërve tanë shqiptarë në Kosovë.
Bekuar qofshin të gjithë bijtë e bijat e Kosovës që luftuan dhe u flijuan për Pavarësinë e në përjetësi kombi i nderoftë të gjithë luftetarët e UÇK!
Kjo ditë e madhe e pavarësisë është shpresë e madhe në rrugën pa kthim të lirisë, përparimit e integrimit për mbarë Kombin Shqiptar./albspirit.com
Please follow and like us: