Albspirit

Media/News/Publishing

Bejdo Malo: Dimensionet e sportistit dhe inxhinierit Agim Çiraku

Shpirti i njerëzve varet nga nuri i buzëqeshjes së tyre. Ajo përcakton karakterin e njeriut. Buzëqeshja është një art i veçantë për ta nxjerrë fjalën sa më të bukur. Po pas këtij burri të mençur qëndron dhe një seriozitet, korrektësi dhe një përpikmëri absolute. E kam fjalën për inxhinierin dhe sportistin Agim Çirakun. Këtë biznesmen shumë serioz, këtë botues shumë korrekt, këtë model të komunikimit njerëzor. Ai është një inxhinier sfidant, gjithmonë koherent, ecën me ritmin dhe haopn e kohës dhe është tredimesional në çdo hap të veprimtarisë së tij. I ditur, i lexuar dhe shumë i kompletuar. Merr gjithmonë vendime të drejta dhe sakta dhe në kohën e duhur. Ka një përvojë shumë të madhe si zyrtar shteti, si drejtor i rëndësishëm i policisë, si inxhinier, si ndërtues, si botues, si president noti, por edhe si një njeri me kontribut të madh në shoqatën “Labëria”.
Zoti Agim Çiraku është themeluesi i kompanisë “Hekla” si dimensioni i parë i aftësive të tij, e cila është një nga firmat e ndërtimit më serioze në Shqipëri. Korrekte me shtetin e me klinetët ndërton me shumë cilësi dhe ka zbukuruar Tiranën atje ku ka ndërtuar me arkitekturën bashkëkohëre. Shoqëria e tij “Hekla” boton edhe gazetën e përditshme “Telegraf”, një gazetë gjithpërfshirëse më seriozja në treg që e mbizotëron opinionin publik për saktësinë, realitetin që sjell, ruajtjen e balancave, denoncimin e korrupsionit dhe të lajme të sigurta dhe në kohë reale.
Por tërë cilësitë e Agim Çirakut i ka dhe djali i tij Klaus Çiraku, botuesi dhe drejtuesi i gazetës së përditshme, i cili është një ndër të rinjtë i shkolluar më së miri që ka vendosur të jetë 100 për qind ‘Made in Albania’. Inxhinier Agimi dhe djali i tij i talentuar Klausi kanë dhe një kompani tregtie “Daroli. shpk”, e cila plotëson kornizën e biznesit të tyre shumë serioz dhe korrekt.
Zoti Agim Çiraku ka një kontribut të madh dhe si këshilltar në Këshillin Bashkiak Durrës në të cilin kandidoi për llogari të Partisë Socialiste në vitin 2015 dhe ku u shqua për ide novatore në qytetin bregdetar. Ky është dhe dimesioni i dytë i Agim Çirakut. Dimesioni i tij i tretë i këtij intelektuali është Federata Shqiptare e Notit të cilën ai e drejton prej disa vitesh duke dhënë një kontribut shumë të çmuar dhe të madh jo vetëm si specialist i mirëfilltë i fushës, por edhe financiarisht.
Agim Çiraku ka lindur në 31.05.1958 në Tiranë dhe duke qenë qytetar 24 karat ai demostron në çdo aspekt qytatarinë e tij. Ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Dega Inxhinieri Mekanike në vitin 1992 me rezulatete shumë të mira, por dhe Fakultetin Juridik duke u diplomuar në vitin 2006. Nga viti 1973 deri në 1979 ka ushtruar sportin e Notit në Klubin Sportiv “17 Nëntori”, ku ka arritur rezultate të larta me trajner zotin Esat Muzina. Nga viti 1979 deri në 1983 e ka ushtruar këtë sport me klubin “Dinamo” ku për trajner ka pasur zotin Emin Gripshi, vit në të cilin e ka lënë si sport në mënyrë të organizuar me klube, por atë e vazhdon dhe sot në mënyrë individuale. Si ortak i shoqërisë “Albit – Diabra” SH.P.K, si dhe botues i gazetës “Telegraf” ai ka dhënë një kontribut të veçantë në median e shkruar shqiptare duke vendosur si gur themeli në të të vërtetën. Ashtu si në çdo punë ai ka një standard shumë të lartë. Është dinjitoz. Zotëron gjuhën angleze dhe kjo e ka ndihmuar shumë që në tërë aktivitetet ndërkombëtare të ketë sukses si President i Federatës Shqiptare të notit. Edhe për katër vitet e ardhshme, Federata Shqiptare e Notit do të ketë në krye të saj si president Agim Çirakun, një njeri shumë të pasionuar pas notit, korrekt dhe kontribues. Gjithmonë në jetë Agim Çiraku është mësuar që të fitojë 10-0 dhe kjo falë aftësive të tij në çdo punë që ka shërbyer. Ai ka një familje të mrekullueshme dhe di të respektoj miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij që s’i ka humbur asnjëherë në jetë.
Familja dhe miqtë përbëjnë dimesionin e katërt të zotit Agim Çiraku të këtij biznesmeni, prindi dhe filantropi. Ai është në kulmin e mundësive dhe të aftësive për punë një organizator i dorës së parë që gjërat di t’i bëjë aq saktë e bukur. Geni i tij familjar është me rrënjë të thella në Labëri, një fis që ka dhënë shumë për historinë shqiptare. /albspirit.com
Please follow and like us: