Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Kuka: Legjenda e atletikës, Pavlina Evro

Pak ditë më parë ishte ditëlindja e legjendës së atletikës dhe sportit shqiptar, Pavlina Evro Ylli! Me fjalën “legjendë” ndoshta është spekulluar shumë, por kur vjen puna tek kjo figurë, i përshtatet 100 për qind!
Se kush është Pavlina në sport nuk ia vlen të zgjatem aspak sepse nuk ka shqiptar që nuk e njeh rekordmenen dhe fituesen e medaljeve kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu, patriotizmi i saj mbetet i panjollë, siç e tregoi edhe pas vitit 1990!
Unë dua të theksoj dinjitetin dhe integritetin moral të një zonje të vërtetë, e cila drejtoi Konsullatën e Shqipërisë në Selanik duke treguar se ky vend MUND TË BËHET! Nuk ka emigrant shqiptar në Selanik që nuk e deshi Pavlinën, për ndershmërinë dhe përkushtimin e saj, duke i hedhur në baltë, siç e meritonin të gjithë të ashtuquajturit diplomatë shqiptarë që i kishin (dhe i kanë) kthyer vendet e punës në sisteme korruptive duke iu nxirë jetën njerëzve.
Kur një kampione e madhe në sport është e tillë edhe në jetë, ky është maksimumi. Shqiptarët habiten sesi mundet që në Kosovë të fitojë një njeri kaq shumë i pastër si Albin Kurti. Ja pra, që ne i kemi shembuj si zoti Kurti në mesin tonë, mjafton të organizohemi dhe të zgjedhim njerëz si Pavlinën!/albspirit.com
Please follow and like us: