Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Romina Radonshiqi: Këshilla për maturantët para aplikimit në universitete 

 

 

Viti shkollor dhe pak mbyllet dhe maturantët do të jenë në dilemë në lidhje me rrugën që do të ndjekin në të ardhmen. Kufizimet për shkak të pandemisë kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kufizime në këshillimin e karrierës. Vendimarrja në lidhje me studimet universitare për maturantët është e vështirë për disa arsye:

  1. Maturantët janë në një moshë që udhëhiqen nga dëshira dhe nuk janë plotësisht racional;
  2. Shërbime të cunguara të këshillimit të karrierës;
  3. Influenca e familjes dhe miqve në vendimarrje;
  4. Mungesa e informacionit në lidhje me kërkesat e tregut të punës (profesionet më të kërkuara).

 

Maturantët duhet të orientohen drejt programeve të studimit që kanë treg pune, për këte arsye një detyrë e rëndësishme e maturantëve është të bëjnë një studim të tregut të punës përpara se të aplikojnë në universitete.

Studimi i tregut të punës mund të realizohet duke:

  • Naviguar në internet;
  • lexuar njoftimet e punës në gazeta;
  • lexuar artikuj shkencor dhe të dhënat zyrtare;
  • biseduar me profesionist;
  • ndjekur trajnime të këshillimit të karrierës që realizohen nga institucionet arsimore apo shoqëri civile (Klubi i librit Kavajë- ka realizuar trajnime të këshillimit të karrierës online për maturantët pa pagesë)

Maturanët duhet të orientohen dhe të marrin informacion në lidhje me programet e studimit (kurrikulat), pasi shumë maturantë aplikojnë pa njohur degën në të cilën aplikojnë, duke bërë një zgjedhje të gabuara.

Ky problem mund të zgjidhet duke marrë informacionet e nevojshme në universitete nëpërmjet:

  • Website (faqes zyrtare);
  • Sekretarisë së fakulteteve;
  • Lektor apo punonjës të administratës.

Gjithashtu, ato duhet të njohin kapacitetin e tyre gjatë aplikimit në universitete për të arritur një ekulibër mes dëshirave, aftësive dhe kërkesës së tregut të punës.

Mbështetur nga studimet e kryera në Shqipëri degët më të kërkuara në tregun e punës janë: (Radonshiqi. R 2021):

  • Inxhinjeri
  • Shkenca kompjuterike dhe IT
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Menaxhim Hoteleri- Restorant
  • Marketing/ Marketing dixhital
  • Mësues i shkencave ekzakte
  • Studime profesionale si: Teknik Elektrik, Hidroteknik Ujësjellës kanalizime, kuzhinier

 

Për të kuptuar qartë situatën e edukimit të të rinjeve në Shqipëri është e nevojshme analiza SWOT duke evindentuar kështu fuqitë, dobësitë, shanset dhe kërcënimet.

Figura1: Analiza SWOT e maturantëve në Shqipëri

Burimi: Autori

 

DIZENJO VETE Të ARDHMEN DUKE NJOHUR KëRKESAT E TREGUT DHE AFTESITë TUAJA…

 

 

Please follow and like us: