Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Për mësimdhënësit që e kanë kthyer profesionin në mision

 

Sot është 7 Marsi, festa e mësuesit, një festë që e dua shumë sepse pjesa më e madhe e jetës time ka qenë e lidhur më këtë profesion fisnik. A ka probleme arsimi? Mendoj se pafund, por njeriu e gjen gjithnjë të mesmen e artë për të bërë punën e tij të mirë profesionalisht, si edhe për të qenë korrekt me nxënësit e studentët që t’i udhëzojë ata drejt dijes, kulturës dhe punës së ndershme.

Jam e lumtur pasi me një ekip të madh, ku bëjnë pjesë, mësues, gazetarë, psikologë. Sociologë, aktorë, brenda një viti arritëm ta rrisim shumë në numër dhe shërbime në një qendër sociale dhe edukative, ku gjithçka është në shërbim të komunitetit.

Pa financime, por vullnetarisht, me orë shtesë, çdo mësues apo psikolog ka një fëmijë në grup për ta mbështetur që t’i shtrojmë një rrugë paksa më të lehtë për të ardhmen e tij.

Konkretisht këtë muaj kemi akorduar katër bursa me afat tre mujor në: Violinë, Kanto, Pikturë dhe Terapi psikologjike.

Këto vepra vullnetare i tregojmë për të ndërgjegjësuar të gjithë ata që kanë mundësi, e jo të marrim as lëvdata apo dekorata; misioni ynë është të kultivojmë dije dhe mirësi, pa të cilat bota është e mangët dhe gjysmake.

Modeli i mësuesit të mirë është tē transmetojë dije e të realizojë vepra të vyera në të gjithë rrugëtimin e tij,

Ky është 7 Marsi sipas konceptit tim, të bësh bilanc sa nxënës e studentë të kujtojnë me pozitivitet për dijet që u ke dhënë dhe qetësinë e transmetuar në bangat e shkollës apo auditoret e universiteteve!

Gezuar për të gjithë ju mësues e pedagogë, veçanërisht ata që këtë profesion e kthyen në mision./albspirit.com

 

Please follow and like us: