Albspirit

Media/News/Publishing

Hygerta Sako, mesazh për babain e vet të ndarë nga jeta një vit më parë

“S’më besohet që ka kaluar një vit!”- Kështu e nis dedikimin prekës për të atin e ndjerë Hygerta Sako. Moderatorja publikoi një foto në Instastory, ku shihet varri i babait të saj, Pandeli Sako. “Më duket akoma sikur ishte dje. Më mungon pafund babush, por dashuria është më e fortë se vdekja. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruante më tej Hygerta. Një vit më parë, lajmin e trishtë e ndau me të gjithë vetë ish-misi duke publikuar një foto me të ndjerin. Babai i saj ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, duke e lënë moderatoren “zemërthyer” e “shpirtcopëtuar”, siç ajo vetë shkruante në postim. Hygerta vetë është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Anais. Ajo është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj në vitin 2012.

Please follow and like us: