Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Karapidou: Heshtje

Heshtja ime kaq e rëndë,
Thyen dhe gurët e portës,
Sytë e mi si shpuzë kanë rënë,
Gërryejnë kalldrëmet
Të ndehura mbi cipën e tokës
E mendimet më shpojnë
Trurin tim…
Kjo heshtje më lodh, më bie kokës.
Më ngatërrohen mendimet,
Brenda udhëkryqeve të mia,
E ndaloj në të vetmen pikë,
Që quhet zgjidhje.
Udhëkalimin që quhet heshtje,
Heshtje…
Atë… heshtjen që mbolle ti,
Brenda meje…
Please follow and like us: