Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: POEZIA ËSHTË SI TOKA

Poezia është si toka
Mban shumë njerëz
Mërzi e mall
Ka dete e oqeane
Ka male e bjeshkë
Gurë e dru e fruta
Të ambla
Pemë pelini
Stinë të akullta dashnie
Puhi pikëllimi.
Ujë, dhè e baltë
Baltë e gjallë
Bar mbi varr
Ka këneta e moçale
Poezia është si Toka
Veç pak më e madhe./albspirit.com
Please follow and like us: