Albspirit

Media/News/Publishing

Zbritje deri 20% për kampet verore në Zvicër, për grupmoshën 10-17 vjeç/Edicioni i vitit 2021 i “Swiss Week” po afron!

Zbritje deri 20% për kampet verore në Zvicër

 

Programe të ndryshme si: sipërmarrje, menaxhim hoteleri, mikpritje por edhe… artin e çokollatës.

Disa nga institucionet arsimore më prestigjioze në Zvicër do të rifillojnë organizimin e kampeve verore për fëmijë këtë verë. Këto kampe janë për të rinjtë e moshës midis 10 dhe 17 vjeç, të cilët dëshirojnë të studiojnë më tej në vendin e kantoneve ose që thjesht janë të interesuar për një përvojë unike arsimore dhe rekreative. Në të njëjtën kohë, institucionet arsimore kanë përgatitur programe posaçërisht për fëmijë midis 4 dhe 7 vjeç. Shpenzimet për një kamp të tillë në Zvicër fillojnë nga 2500 franga zvicerane dhe mund të arrijnë deri në 7,000 franga zvicerane në rastin e një kampi 3-javor në Lugano, ku ata mund të marrin pjese në programe të tilla si arkitektura, dizajni, muzik dhe arti kuzhines.

Kampet organizohen në lokacione ekskluzive, në universitete, në kampe të shkollave të mesme ose në hapësira luksoze hotelesh, ku fëmijët mësojnë anglisht ose frëngjisht. Fëmijët marin pjese në programe si menaxhimi i hotelit dhe mikpritja, sipërmarrja, arkitektura dhe dizajni, fotografia, industria e muzikës, çokollata dhe ëmbëlsira ose arte të tjera kuzhinës. Për më tepër, pjesëmarrësit kanë qasje në kurse klasike sportive, por dhe sporte si golfi, hipizimi, alpinizmi, sportet ujore dhe rafting.

Çdo vit, shumë familje në Shqipëri zgjedhin Zvicrën si destinacionin më të përshtatshëm të studimit universitar për fëmijët e tyre. Institucionet arsimore Zvicerane do të paraqesin programet e tyre për këtë vit në eventin “Java Zvicerane” në 22-26 Mars. Eventi është një traditë në fushën e arsimit ndërkombëtar që zhvillohet prej disa vitesh në vendin tonë. Për këtë edicion, institucionet zvicerane po përshtasin ofertën e tyre arsimore në fushën e kampeve, duke ofruar për herë të parë zbritje deri në 20% gjatë kësaj jave. Regjistrimet mund të bëhen në www.integral.al ose në zyrat e Integral Educational Programs.

Përvoja e kampeve arsimore ndërkombëtare është një vlerë e shtuar e madhe për evolucionin e të rinjve, veçanërisht pas vitit të kaluar në kushte jonormale të jetesës dhe studimit. Në një program të tillë, fëmijët zhvillojnë më shumë vetëbesimin dhe shkëputen më shumë nga teknologjia. Në kampet verore, pjesëmarrësit shoqërohen, luajnë sporte, praktikojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre në anglisht, frëngjisht ose gjermanisht, së bashku me të rinjtë nga vendet e tjera, duke përjetuar një mjedis me shumëllojshmëri të madhe kulturore.

Këtu janë disa nga institucionet pjesëmarrëse në Javën Zvicerane të këtij viti:

Swiss Education Group (SEG) – një nga grupet më të famshme universitare në botë, i specializuar në Hoteleri, Kulinari dhe Biznesin Ndërkombëtar, SEG është një lider botëror në edukimin hotelier. Suksesi i jashtëzakonshëm i SEG ka vendosur standarde të reja në industrinë e mikpritjes. Duke mbajtur traditën e menaxhimit të hotelit në Zvicër, të gjitha programet e studimit të ofruara nga SEG ndërthurin mësimin akademik me përvojën praktike dhe janë krijuar për të përmbushur nevojat e punëdhënësve në terren.

Kampet e organizuara nga SEG zhvillohen në Hotel Institute Montreux (16-20 vjeç) dhe në Mont Blanc Palace, Leysin (10-17 vjeç), kampuse të universiteteve të grupit. Kurset përfshijnë studimin e gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht), hyrje në industrinë e hotelit, artin e kuzhinës, ekskursione, vizita në fabrikën e famshme të çokollatave dhe shumë aktivitete të tjera arsimore dhe relaksuese.

Kampet e Swiss Language Club (10-17 vjeç) janë organizuar në Pallatin Mont Blanc, një ish hotel i shndërruar në një kampus të bukur universitar. Kurset përfshijnë studimin e gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht) dhe module shtesë sipas zgjedhjes suaj, të tilla si: Adrenaline Rush, Discover Switzerland, Swiss Culinary Delights, Argëtim dhe Lojëra të tjera. Për ata që vazhdojnë studimet e tyre universitare në Swiss Education Group, tarifa e kampit do të rimbursohet (deri në shumën prej 4500 CHF).

TASIS është shkolla më e vjetër private Amerikane në Zvicër, e themeluar në vitin 1956. Këtu studiojnë studentë nga mbi 42 kombësi, përqindja më e lartë vijnë nga vendet e Evropës dhe SH.B.A. Shkolla ndodhet në pjesën italiane të Zvicrës, në rajonin jugor të Ticino. Le chateau des Enfants është një kamp ndërkombëtar veror, i mbajtur në vilën Belvedere të shkollës TASIS. Fëmijët mund të studiojnë anglisht ose frëngjisht dhe mund të përfundojnë klasat e tyre me një lëndë STEAM (shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë) të zgjedhjes së tyre, të kenë akses në klube të ndryshme të specializuar nën ujore, artin e kuzhinës franceze, pikturën, alpinizmin, etj.

Kampi akademik – Lugano (11 – 13, 14 – 18 vjeç) zhvillohet në ndërtesën kryesore të shkollës amerikane në Zvicër, në Villa De Nobili. Këtu, fëmijët dhe të rinjtë mund të zgjedhin të provojnë disa nga shumë module akademike dhe profesionale të ofruara, në përputhje me pasionet dhe interesat e tyre. Shembuj të moduleve në dispozicion: arkitektura dhe dizajni, industria e muzikës, arti italian i kuzhinës, etj.

Rreth INTEGRAL:

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 29 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjëdhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe  është i pranishëm në disa vende europiane.  Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 10-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të njohura në Britaninë e Madhe ,  Europë, SHBA dhe Azi.

Prej 17 vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit. Panairi i parë i edukimit u organizua në Bullgari 17 vite më parë dhe sot organizohet rregullisht në Rumani, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe, prej 10 vitesh, në Shqipëri.

Për tu regjistruar dhe për më shumë informacion:

Swiss Weak 2021 – Regjistrohuni këtu!

Please follow and like us: