Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti: Nesër mund të jetë vonë

Në dhjetor të vitit 2019 fillova të mbaj një ditar, pa e ditur që gjatë vitit 2020 do t’i kthehesha çdo ditë për të shkruar në faqet e tij ankthet, shqetësimet, brengat e situatës së krijuar nga pandemia. 20 marsi, datëlindja ime kaloi pa të afërm, pa miq, të ftuar, gota që trokiteshin, buzëqeshje po edhe ky vit do të jetë kështu; do të kalojë në heshtje, pa takime, njerëz e festa.
Nuk më shqetëson fakti që përsëri nuk do të shkojmë në piceri apo në restorant, që nuk do të vesh një fustan të bukur apo taka të larta. Ky vit i gjatë dhe i vështirë në qytetin tim Bergamo, që u kthye në epiqendrën e epidemisë, ndoshta ashtu si në çdo skaj tjetër të botës, me dhjetëra emra miqsh që ikën për të mos u kthyer më, më mësoi se nuk duhet të pres dhe të ëndërroj një ditë të largët, një udhëtim po aq të largët, nuk duhet të bëj plane që zgjaten në kohë, por ta dua ditën që kur hap sytë në mëngjes dhe dëgjoj trokitjen e diellit në xham, t’i gëzohem telefonatës së një shoqeje dhe të bisedoj gjatë me të, të shëtis në park e të shikoj fijet e barit teksa më ngatërrohen me lidhëset e këpucës, të vesh një palë tuta dhe atlete dhe të eci me hap të shpejtë, të shikoj rosat në liqen pa pritur të nesërmen, sepse ajo mund të jetë e paarritshme, mund të mos më përkasë më.
Nesër mund të jetë vonë. Jeta është sot.
Foto në parkun pranë shtëpisë, Bergamo, 14 mars 2021.
Irma Kurti: Domani potrebbe essere tardi
A dicembre del 2019 ho iniziato a tenere un diario, non sapendo che nel corso del 2020 gli avrei confidato ogni giorno le mie ansie, le preoccupazioni, le sofferenze legate alla situazione creata dalla pandemia. Il 20 marzo, il mio compleanno è passato senza parenti, senza amici, ospiti, brindisi, sorrisi ma anche quest’anno sarà così; passerà in silenzio, senza incontri, gente e feste.
Non mi preoccupa il fatto che ancora una volta non andremo in pizzeria o al ristorante, che non indosserò un bel vestito o i tacchi alti. Questo lungo e difficile anno nella mia città, Bergamo, diventata l’epicentro dell’epidemia, con tantissimi amici e conoscenti che se ne sono andati senza poter ritornare mai più, mi ha insegnato a non aspettare e a non sognare un giorno lontano, un viaggio altrettanto remoto, a non fare progetti che si estendono nel tempo, ma amare il giorno appena apro gli occhi al mattino e sento il sole che bussa sul vetro, gioire della chiamata di un’amica e parlare a lungo con lei, passeggiare nel parco e guardare i fili d’erba mentre si aggrovigliano con i lacci delle scarpe, indossare una tuta da ginnastica e scarpe comode, camminare a passo svelto, guardare le anatre nel lago senza aspettare il giorno dopo, perché quello potrebbe essere irraggiungibile, potrebbe non appartenerti più.
Domani potrebbe essere tardi. La vita è oggi.
Foto al Parco della Trucca, Bergamo, 14 marzo 2021.
Please follow and like us: