Albspirit

Media/News/Publishing

Philip Kosnett: Çka do të thotë të kesh opozitë politike të përgjegjshme?

 

Si shumë njerëz që jetojnë në Kosovë, rishtazi e kam kaluar kohën duke diskutuar për rolin e opozitës në formimin e qeverisë dhe më gjerësisht në qeverisjen e përditshme. Gjatë bisedave kam mbetur i habitur që shumë njerëz në publik – si dhe disa politikanë – duket se e kanë të paqartë rolin e opozitës së përgjegjshme në sistemin parlamentar të Kosovës.

 Në një demokraci funksionale, veprimi në mënyrë konstruktive në opozitë është formë e udhëheqjes, e cila është po aq e rëndësishme për mbrojtjen e qytetarëve dhe për t’ju shërbyer atyre sa është i rëndësishëm edhe shërbimi në koalicionin qeverisës. Kur qytetarët e Kosovës votojnë, ata ua japin të gjithë 120 deputetëve të Kuvendit të njëjtat detyra dhe përgjegjësi, siç përcaktohen nga Kushtetuta dhe ligjet që rrjedhin nga Kushtetuta. Shumica zgjedh qeverinë e re, ndërsa pakica mbetet në opozitë me të njëjtin besnikëri ndaj Kushtetutës së Kosovës si shumica – dhe të njëjtën përgjegjësi ndaj qytetarëve si partia apo koalicioni në pushtet.

Për fat të keq, jo të gjithë politikanët e shohin këtë gjë në këtë mënyrë. Në fillim të mandatit si ambasador, një kryetar partie më tha drejtpërdrejt se puna e tij në opozitë ishte që t’ia vështirësonte sa më shumë funksionimin qeverisë, kështu që votuesit e pakënaqur do ta kthenin partinë e tij në pushtet.

Të paktën ky politikan ishte i sinqertë për përparësitë e tij. Duke gjykuar nga veprimet e shumë partive të Kosovës gjatë viteve, ai nuk ishte i vetmi që kishte këtë filozofi të “opozitës obstruksioniste”. Dhuna politike është shembulli më ekstrem dhe më i papranueshëm i obstruksionizmit politik. Por tradita e partive opozitare për bojkotimin e punës së Kuvendit për të parandaluar miratimin e buxhetit të vendit dhe të ligjeve tjera jetike, si dhe praktika e partive në largim për të fshehur informatat nga rivalët e ardhshëm gjatë kohës së tranzicionit të qeverisë, janë po aq tinëzare.

Unë jam skeptik kur disa politikanë në Kosovë veprojnë sikur do të përfitojnë disi nga demonstrimi i gatishmërisë për të prishur procesin e qeverisjes. Rrjedhat e fundit të zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se njerëzit janë të etur për ndryshim dhe partitë politike po përsiaten se si të riformohen për t’iu përgjigjur nevojave të publikut.

Pra, çka duhet të bëjë një opozitë e përgjegjshme? Ajo duhet t’i shqyrtojë hollësisht veprimet e qeverisë, jo për interesin e saj personal, por për të mirën e vendit.  Ajo duhet të mbështesë dhe forcojë institucionet e një vendi. Ajo e ka detyrim që të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në jetën parlamentare dhe që t’i kërkojë llogari qeverisë. Opozita sigurisht nuk duhet të mbështesë çdo propozim të qeverisë, por as nuk duhet të refuzojë ose pengojë çdo ide në mënyrë refleksive. Opozita ka për detyrë të marrë pjesë, të bëjë detyrat e saj dhe të ofrojë alternativa. Nuk mjafton vetëm të thotë “Jo”. Kur sistemi funksionon, kur qeveria dhe opozita debatojnë me qëllim të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, atëherë i tërë vendi mund të përfitojë.

Një opozitë e përgjegjshme obligohet të kontribuojë në mënyrë konstruktive gjatë diskutimeve në Kuvend ashtu që idetë dhe propozimet që dalin të jenë më të fuqishme. Retorika ndezëse dhe keqinformimi në çdo medium janë të padobishme për debat të frytshëm. Nëse idetë e opozitës nuk shkojnë përpara, ajo prapëseprapë e ka obligim t’i respektojë dhe t’iu bindet ligjeve të nxjerra ligjërisht – ashtu siç qeveria e ka obligim të respektojë vullnetin dhe pavarësinë e gjykatave.

Që kjo të funksionojë, partia apo koalicioni qeveritar duhet gjithashtu të demonstrojë sinqeritet në angazhimin me partitë opozitare – t’i dëgjojë idetë e tyre dhe t’i pranojë si partnerë me të cilat ndajnë përgjegjësinë për qeverisje. Kjo domosdoshmëri nuk është unike për Kosovën. Shpesh herë viteve të fundit, dy partitë në Kongresin e SHBA-së nuk ia kanë dalë që të merren vesh për buxhetin e vendit, gjë që sillte mbylljen e qeverisë dhe pengesa serioze në jetën e qytetarëve. Nga përvoja ime, shumica e amerikanëve nuk e fajësojnë njërën apo partinë tjetër për këto episode të mosfunksionimit – ata i fajësojnë „politikanët në Uashington”, të cilët, pa marrë parasysh partinë, shpesh i konsiderojnë se nuk dinë gjë për nevojat e qytetarëve. Askush nuk fiton – as partitë e as populli.

Më 22 mars, kur Kuvendi e votoi qeverinë Kurti, partitë opozitare treguan si duket opozita e përgjegjshme. Nuk e bojkotuan seancën. Udhëheqësit e partive e uruan qeverinë e re, duke pranuar vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata shprehën shqetësime dhe mospajtime konkrete me deklaratën fillestare politike të qeverisë në ardhje, duke u zotuar se do t’i kërkojnë llogari qeverisë së re dhe që do të punojnë për të mirën e vendit. E deputetët votuan, duke e shprehur qëndrimin e tyre para popullit të Kosovës.

Më 23 mars, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së tregoi pjekuri të ngjashme udhëheqëse duke deklaruar se PDK-ja ka vendosur të mos i drejtohet gjykatave, siç ishte diskutuar, në përpjekje për të përmbysur mandatin popullor të kryeministrit të ri.

Tani partitë opozitare përballen me një vendim të rëndësishëm – a të marrin pjesë në procesin e votimit për presidentin e ri apo të përpiqen të prishin procesin dhe ta çojnë Kosovën sërish në zgjedhje.

Më lejoni të jem i qartë. Qeveria ime nuk po kërkon, as publikisht e as privatisht, që ndonjë deputet të votojë për ndonjë individ të caktuar për president. Ditët e shënimit të emrave në zarf kanë marrë fund. Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike.

Disa politikanë nga radhët e opozitës ma kanë shprehur brengën se nëse marrin pjesë në proces, atëherë ata de facto do të shihen thuaja se e përkrahin kandidatin e vetëm. Besoj se kjo përbën keqinterpretim të ligjit dhe praktikës së Kosovës. Sa i përket ligjit – në vitin 2011, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi obligimin e të gjithë deputetëve për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe për t’iu përmbajtur procedurave përkatëse për zgjedhjen e presidentit. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të votojnë për ndonjë kandidat; megjithatë, kjo do të thotë se ata e kanë për detyrë që të marrin pjesë në një hap të rëndësishëm në procesin demokratik të Kosovës.

Sa i përket praktikës – nëse partitë e opozitës dëshirojnë të distancohen publikisht nga kandidati aktual, ata kanë çdo të drejtë të bëjnë këtë. Nëse duan të mbështesin ndonjë kandidat tjetër, mund ta bëjnë atë. Nëse deputetët duan që në mënyrë funksionale të abstenojnë duke vënë fletëvotime të zbrazëta në kutinë e votimit, ligji ua lejon këtë. Por është jetike që çdo deputet i Kuvendit të jetë i pranishëm dhe të marrë pjesë. Qytetarët e Kosovës janë politikisht të zgjuar dhe e kuptojnë që zgjedhja për të mos bojkotuar dhe penguar është shenjë e pjekurisë politike.

Populli i Kosovës ka shprehur përkushtimin e tij për demokraci në kutitë e votimit, duke marrë pjesë në zgjedhje gjithnjë e më të lira dhe më të drejta përballë pengesave të mëdha. Më 14 shkurt, populli u përball me Covidin dhe stuhinë e borës për të dalë në zgjedhje në numër të paparë – sepse e shohin votën e tyre si shprehje demokratike për ndryshim.  Ishte moment krenarie nga i cili mund të mësojnë demokracitë në vështirësi në rajon dhe më larg. Tani është koha që politikanët e Kosovës të tregojnë respektin e tyre ndaj popullit duke i ri-menduar politikat e Kosovës ashtu që taktikat e obstruksionizmit të mos konsiderohen më vetëm si “diçka e zakonshme”./Indeksonline

——————————————

What it Means to Have a Responsible Political Opposition

By Ambassador Philip S. Kosnett, March 24, 2021

Like many people living in Kosovo, recently I’ve spent time discussing the role of the opposition in government formation, and more broadly, day-to-day governance. From my conversations, I’m struck that many in the public – and some politicians – seem uncertain on the role of a responsible opposition in Kosovo’s parliamentary system.

In a functioning democracy, constructive performance in opposition is a form of leadership just as important to protecting and serving the citizens as is service in a governing coalition. When Kosovo citizens vote, they endow all 120 members of the Assembly with the same duties and responsibilities as defined by the constitution and the laws that flow from the constitution. A majority elects a new government, while a minority remains in the opposition with the same loyalty to Kosovo’s constitution as the majority – and the same responsibility to the citizens as a ruling party or coalition.

Not all politicians see it this way, sadly. Early in my time as ambassador, one party president told me matter-of-factly that his job in opposition was to make it as difficult as possible for the government to function, so frustrated voters would return his party to power.

At least this politician was being honest about his priorities. Judging by the actions of many Kosovo parties over the years, he was not alone in holding this philosophy of “obstructionist opposition.” Political violence is the most extreme and unacceptable example of political obstructionism. But the tradition of opposition parties boycotting the work of the Assembly to prevent national budgets and other vital legislation from being passed, and the practice of outgoing parties withholding information from incoming rivals during times of government transition, are equally insidious.

I am skeptical when some politicians in Kosovo act as if they will somehow benefit from demonstrating the willingness to throw a wrench into the gears of governance. Recent trends in Kosovo’s elections show that people yearn for change, and political parties are grappling with how to reshape themselves to respond to the needs of the public.

So – what should a responsible opposition do? It should scrutinize government actions, not for its own self-interest, but for the for the good of the country. It should support and strengthen a country’s institutions. It has an obligation to participate constructively in parliamentary life and hold the government to account. The opposition need not support every government proposal, surely, but neither must it reflexively reject or obstruct every idea. The opposition has an obligation to participate, do its homework, and provide alternatives. It’s not enough just to say no. When the system works, when government and opposition debate with the goal of improving policies and legislation, the entire country can benefit.

A responsible opposition is obliged to contribute constructively to Assembly deliberations, for the ideas and proposals which emerge to be stronger. Incendiary rhetoric and misinformation in any medium are counter-productive to fruitful debate. If its ideas do not carry the day, the opposition still has an obligation to respect and abide by the laws legally enacted – just as the government has an obligation to respect the will and independence of the courts.

For this to work, the governing party or coalition must also demonstrate sincerity in its engagement with opposition parties – listen to their ideas, and accept them as partners who share responsibility for governance. This imperative is not unique to Kosovo. A number of times in recent years, the two parties in the U.S. Congress have been unable to reach agreement on a national budget, resulting in government shutdowns and serious disruptions to the lives of citizens. In my experience most Americans don’t blame one or the other party for these episodes of dysfunction – they blame “the politicians in Washington,” whom they often see as out of touch with the needs of citizens, regardless of party. Nobody wins – not the parties, not the people.

When the Assembly voted in the Kurti government on March 22, opposition parties showed what responsible opposition looks like. They did not boycott the proceedings. Party leaders congratulated the new government, acknowledging the will of the people as expressed in the February 14 election. They expressed concrete concerns and disagreement with the incoming government’s initial statements of policy, pledging to hold the new government accountable and to work for the good of the country. And members of the Assembly voted, showing the people of Kosovo where they stood.

On March 23, the acting president of PDK demonstrated similar mature leadership by announcing that PDK had decided not to turn to the courts, as had been discussed, to attempt to overturn the new Prime Minister’s popular mandate.

Opposition parties now face an important decision – whether to participate in balloting for a new President, or to attempt to derail the process and lead Kosovo into a new round of elections.

Let me be clear. My government is not asking, publicly or privately, that any member of parliament vote for any particular individual for President. What we are asking is that the process move forward, to avoid a return to costly new elections and more months of dysfunction during a time of pandemic and economic crisis.

Some opposition politicians have expressed to me the concern that if they participate in the process, they will be seen as, de facto, supporting the sole candidate. I believe this is a misreading both of Kosovo law and of practicality. With regard to the law – in 2011 Kosovo’s Constitutional Court affirmed the obligation of all MPs to participate in Assembly plenary sessions and adhere to the relevant procedures to select a president. This does not mean they must vote in favor of any candidate; it does, however, mean they have a duty to participate in an essential step in Kosovo’s democratic process.

As for practicality – if opposition parties wish to publicly distance themselves from the current candidate, they have every right. If they want to support an alternative candidate, they can do so. If members of the Assembly wish to functionally abstain by putting blank ballots in the box, the law allows for this. But it is vital that every member of the Assembly show up and participate. Choosing not to boycott and obstruct is a sign of political maturity.

The people of Kosovo have demonstrated their commitment to democracy at the ballot box, participating in increasingly free and fair elections in the face of daunting obstacles. On February 14, people braved COVID and a snowstorm to turn out to the polls in unprecedented numbers – because they see their vote as the democratic expression for change. It was a proud moment that struggling democracies in the region and beyond could learn from. Now it is time for Kosovo’s politicians to show their respect for the people by rethinking Kosovo’s politics, so that the tactics of obstructionism are no longer considered “business as usual.”

Published on March 24, 2021 by INDEKSONLINE

Please follow and like us: