Albspirit

Media/News/Publishing

8 Maj, ora 19/Ina Kosturi: Maratona violinistike me autorë shqiptarë dhe të huaj

Ditën e shtunë, datë 8 Maj ora 19 në faqen Facebook “Maratona Festivali-Maratona Violinistike/Violinistic Marathon Festival Albania”, mund të ndiqni videon e përgatitur me interpretimet e gjithë violinistëve, artistëve shqiptarë e të huaj, për 1 orë e gjysmë. 12 violinistët e pianistët (kryesisht duo) sjellin njeri pas tjetrit, videot e realizuara posaçërisht për “Violinistic greetings“, të realizuara në këtë kohë të vështirë, në salla e në studio. Interpretimet janë të ndryshme, shumë emra kompozitorësh të mëdhenj, ndërsa instrumentistët shqiptarë flasin shqip. Tinguj shqiptarë vijnë nga Italia, Franca, etj. Intervistat gjithashtu. Veprat e interpretuara janë përzgjedhur me kujdes për të krijuar një koncert online, ku violina vjen në larmimë e kompozitorëve, të vendeve nga vijnë violinistët, të traditave e veçantive të secilit artist. Janë personalitete me kontribute dhe interpretime në sallat më prestigjoze, çmime në konkurset më në zë të violinës… Karrierat e tyre mund t’i lexoni të plota në broshurën video dhe atë normale. Nga Vivaldi tek Gershwin, Paganini e Piazzolla… e tinguj shqiptarë. Për herë të parë një festival tërësisht violinë…

Please follow and like us: