Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: ATJE…

Ne mbetëm atje…
Anë rruge një strehëz…
Ku varej një degëz
Me hire blerimi.
Dhe qiej trazuar
Derdhur mbi ne,
Me shira të valë
Në çast përmallimi…
Një puthje, premtim,
Ç’të jepnim më tjetër?
Dy lutje si klithma
Mes erës rrëmbim.
Një strehëz, një degëz,
Të shkruara në letër,
Me ty do më zgjojnë
Atje rrugëtim…
Please follow and like us: