Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja Ines Demiri viziton Universitetin Bar-Ilan

E shoqëruar nga Ambasadori Dan Oryan dhe Dr. Rachel – Shelly Levy Drummer, pata kënaqësinë të vizitoj Universitetin Bar-Ilan, në Ramat Gan të Shtetit të Izraelit. Në këtë institucion të mirënjohur akademik zhvillova takime me drejtuesit dhe stafin akademik. Biseduam për bashkëpunimin dhe shkëmbimet akademike, shkencore dhe kërkimore ndërmjet Universitetit Bar-Ilan dhe universiteteve kosovare.
Jemi pritur nga Dr. Moshe Lewenstein, zëvendëspresident i universitetit, znj. Yael Toledano, drejtoreshë për Vizita Akademike, Dr. David Zitoun, shef i Departamentit të Kimisë, Dr. Yossi Talyosef, drejtor në Institutin e Bar-Ilan për Nanoteknologji dhe Materiale të Avancuara (BINA), Dr Yigal Levin, drejtor në Institutin Rivlin për Historinë e Tokës së Izraelit dhe Vendbanimit të tij, Dr. Rachel Dekel, drejtoreshë për Çeshtje Akademike, z. Ran Goldstein, kordinator i projektit “Smart Cities Israel”, dhe Dr. Yoel Greenberg, drejtor i Departamentit të Muzikologjisë. 🇽🇰🇮🇱
Please follow and like us: