Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: HARRESA ASHT THEMELI I “RILINDJES”; DERI KUR KY TURP?!

FEDERIK SHIROKA (1907 – 1955). EUROPA E NJOHU: “MJEKU ME DUER T’ARTA”.

MUEJ Shtator 2 0 2 1, kujtojmë…

  1. 4 Shtator 1886; u le Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Argjipeshkëv i Tiranës e Durrësit. Predikues e poet i njohun në letersi Shqipe.Vdiq në burgun e Durrsit me 19 Mars 1949.
  2. 2 Shtator 1892; u le në Shkoder Don Lazer SHANTOJA. U pushkatue me 5 Mars 1945 nga komunistët. Asht Kleriku i parë Katolik që pushkatohet dhe as sot nuk ka vorr. Letrar me vlera të mëdha…
  3. 25 Shtator 1901; u le i paharrueshmi At Pjeter MESHKALLA S.J.(1901 – 1988).Nder Figurat ma të Nderueme per qendrim Burrnor antikomunist.
  4. 29 Shtator 1902; u le Kardinal Mikel Koliqi. Mbas 1945 kaloi jeten në burgje komuniste per 38 vjet i pafaj. 26 Nandor 1994 u ba Kardinali i I.
  5. 3 Shtator 1903; u le At Donat KURTI O.F.M. Drejtori i fundit i Gjimnazit “Illyricum”. Shkrimtar i njoftun per frazeologjinë shqipe.
  6. 21 Shtator 1904; u le Imzot Gjergj VOLAJ. U pushkatue nga komunistët me 3 Prill 1948.
  7. 16 Shtator 1905; u le At Augustin ASHIKU. Mbas sa viteve burg vdiq me 16 Shtator 1986.
  8. 24 Shtator 1905; u le At Giakomo GARDINI (1905 – 1996) Misionar Jezuit që bani 10 vjet burg nder kampet e shfarosjes komuniste në Shqipni… U rikthye në vitin 1992…
  9. 27 Shtator 1907; në Shkodër u le Dr. Federik SHIROKA. Ka vdekë me 15 Dhjetor 1955 dhe, asht vorrosë në Shkoder me porosinë e Tij.
  10. 10 Shtator 1908; u le Prof Namik RESULI (1908 – 1985) Kritik dhe letrar i madh… Nder penat e nderueme të letersisë Shqipe (1941).
  11. 2–9 Shtator 1909; u mbajt Kongresi i Elbasanit per hapjen e shkollave Shqipe. 
  12. 23 Shtator 1912; u le Papa Josif MIHALI në Elbasan, u arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgue me punë të detyrueme në Korçë, e mbyten më 26 tetor 1948, tue e zhytë të gjallë nder balta…
  13. 7 Shtator 1913; u le At Filip MAZRREKU O.F.M. Muzikant dhe një nga organizatorët e korit Fretenve në Shkoder. La gjurmë tek elementi i rij me prirje muzike.
  14. 24 Shtator 1915; u vra tradhtisht Ded Gjo Luli (1840–24 September 1915).
  15. 30 Shtator 1919; u le Mark ÇUNI në Rranxa të Bushatit (Shkodër).Asht  pushkatue 26 vjeç per pikpamjet demokratike të grupit antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në 1946. Asht në të parët Demokrat Shqiptar…
  16. 16 Shtator 1922; Frati i Zadrimës, At Gjergj FISHTA, i shkruen Mikut të vet Provincialit At Palë Dodaj, një lajm të panjohun në historinë tonë.
  17. 2 Shtator 1925; u le Gjelosh LULASHI në Shosh (Dukagjin). U pushkatue tradhtisht nder Bjeshkët e Nemuna me 4 Mars 1946.
  18. 15 Shtator 1943; vritet me atentat nga komunistet në Tiranë ingj. Ludovik ZOJZI. Ai ishte  projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Nuk pranoi me bashkpunue me komunista.
  19. Shtator 1945; mbytet në tortura në sigurimin Mirditë Don Mark XHANI nga krimineli B.Biba, trupin e Tij e dergojnë në Shën Pal, ku ua hedhin me e shkye qejve të fshatit.
  20. 8 Shtator 1946; Shugurohet Meshtar Don Lazer JUBANI. U mbyt nga sigurimi i shtetit pabesisht…
  21. 9 Shtator 1946; Lëvizja e Postribës: Numri i të zhdukunve, të vramve dhe të burgosunve nder kampet e shfarosjes, nuk dihet as sot… Vetem me 9 Shtator janë vra mbi 250 vetë.  
  22. 9 Shtator 1946; arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Romancieri i parë Shqiptar.
  23. Shtator 1946; pushkatohet Fran MIRAKAJ (1916 – 1946). U le në Iballë (Pukë)në 1916. Urdhni i pushkatimit lëshohet nga tirani E. Hoxha.
  24. 30 Shtator 1946; dy nga vrasësit ma barbar të sigurimit të shtetit Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, mbysin në tortura Avokat Muzafer PIPEN (1914 – 1946), në sigurimin e Shkodrës.
  25. 20 Shtator 1948; arrestohet Don Vlash MUÇAJ, mbas një qendrese burrnor…
  26. 12 Shtator 1949; vdes në tortura Don Jak BUSHATI (1890 – 1949), në hetuesi të Lezhës…
  27. 5 Shtator 1951; vdes në burgun e Shkodres At Pal DODAJ…I njohun per “Ditarin” e Tij.
  28. 16 Shtator 1954; vdes At Zef SARAÇI S.J. Nder klerikët Shqiptar ma të kulturuem.
  29. 3 Shtator 1956, ora 17.00; vetvrasja e Prof. Prek KAÇINARIT (1910 – 1956 ) në Tiranë.
  30. 10 Shtator 1967; vdes At Pjeter TUCI S.J. Profesor i Gjimnazit Jezuitëve Shkoder.
  31. 27 Shtator 1967; vdiq At Çiril CANI ((1875 – 1967) Figurë e nderueme Françeskane.
  32. 20 Shtator 1971; pushkatohet Don Shtjefen KURTI, se ka Pagzue një fëmij. Nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik.
  33. 17 Shtator 1976; arrestohet  Don Lec SAHATÇIJA. Bani 225 ditë hetuesi pa nenshkrue procesin. Vdes në burgun e Tiranës me 4 Prill 1986.
  34. 11 Shtator 1981; vdes Don Mark HASI në kampin Ballsh…Mbas 21 vjetësh i burgosun… Predikatar i njohun i Klerit Katolik.
  35. 13 Shtator 1985; vdiq skulptori Odhise PASKALI, (19031985) Skulptor i bustit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në pllakatin e Kalendarit të Vitit 2018, nga F.R. 
  36. 15 Shtator 1985; interrnohet Don Nikolin PERGJINI. Asht Shugurue  Meshtarë në ShBA.
  37. 28 Shtator 1985; vdes At Ferdinand PALI O.F.M.,  Besnik i Urdhnit vet deri në vdekje…
  38. 10 Shtator 1988; vritet pabesisht Don Lazer SHELDIJA nga agjenta të sigurimit komunist shqiptar në ShBA.
  39. 5 SHTATOR 1997; vdes Nanë TEREZA. Varroset me 13 Shtator 1997 në INDI me ceremoni madhshtore…
  40. 12 Shtator 1998; vritet pabesisht në Tiranë deputeti Azem HAJDARI (1963 – 1998).
  41. 7 Shtator 1991; rivendosen mbas 1945 mardhanjet diplomatike në nivel Ambasadash VATIKAN – SHQIPNI. Shqipnia komuniste ka pre mardhanjet me Vatikanin në Maji 1945, kur ishte në Tiranë Imz. Leone G.B. Nigris. Kaluen prap tashti 9 vite pa Ambasador në Vatikan…
  42. 7 Shtator 2001; vdiq në Laç Luk KAÇAJ (1926 – 2001) Kangtar i madh i njohun n’ Europë per zanin e Tij.
  43. 3 Shtator 2000; Papa Gjon Pali beatifikon Papët Piu IX dhe Gjonin XXIII. Romë. Papa Gjoni XXIII asht Papa që foli i pari në Vatikan në gjuhë shqipe.

Melbourne, Shtator 2021.

 

 

Please follow and like us: