Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria fiton thellë ndaj San Marinos dhe siguron vendin e dytë në grup

Gola dhe spektakël ka dhuruar kombëtarja kuqezi sot në “Elbasan Arena” përballë një kundërshtari modest si San Marino.

Fitorja pritej me patjetër nga Shqipëria e cila siguroi 3 pikët dhe u ngjit në vendin e dytë në grup në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Shqipëria e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar totalisht lojën. Manaj hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ndërkohë që Laçi, Broja, Hysaj dhe Uzuni realizuan në pjesën e dytë.

 

 

 

Please follow and like us: