Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Çoroditen konspiracionistët/moderatorët e rrjedhur, me maskë dhe bikini, bjondja misterioze merr miliona klikime

Momente të çudtishme janë regjistruar në aeroportin e Miamit kur një vajzë e re u shfaq e veshur me bikini dhe me një maskë në fytyrë. Video u postua nga ‘Humans of Spirit Airlines’ ku krahas saj ka shkruar: Kur keni një festë në pishinë dhe një fluturim në 4 pasdite’. Biondja misterioze që lëviz në aeroport me bikini të gjelbërta si në një pasarelë të javës së modës ka marrë me mijëra klikime dhe pëlqime brenda pak orësh. Spirit Airlines i tha The New York Post se videoja e shpërndarë gjerësisht është ‘e pa verifikuar’. “Videoja mund të ishte marrë në çdo kohë ose në çdo vend dhe nuk ka karakteristika identifikuese të asnjë linje ajrore. Kam kontrolluar, dhe ne nuk kemi asnjë regjistrim për këtë në dosje. Është e paqartë nëse kjo ishte një video që kishte kohë ose nëse vajza ka hypur në aeroplan me bikini. Por nëse ajo e ka bërë, ka shkelur kontratën e transportit të Spirit” shkruan The New York Post. Kontrata e Spirit ndalon të gjithë ata të hypin në një aeroplan nëse janë “zbathur ose të veshur në mënyrë të papërshtatshme”.

Please follow and like us: