Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Dua të flas disa të vërteta në vetën e parë!

 

Gjatë jetës sime në çdo punë që kam bërë, themelore ka qënë të shpenzoj kohen time në dobi të tjetrit dhe kur të mos jem afër tyre si mësimdhënëse ose drejtuese të më mbajnë mend gjatë për ato gjëra që kam mundur të bëj për ta.

Gjithë vitet e mia si mësuese. pedagoge e si drejtuese e burgut të grave jam munduar të jap sado pak kontribut në liritë e të drejtat themelore të vajzave e grave,

Mbaj mend si mesuese dikur, nëse kam parë një vajzë në klasat ku jepja mesim me lot ndër sy, kam gjetur momentin të flas me të, edhe shpesh kam negociuar me prindërit për të zgjidhur një ngerç mes adoleshentit mendjehapur dhe prindit konservator?! Ose që nuk mundet ta pranoje lehtë atë që mendon një vajzë në adoleshencën e saj.

Gjithnjë jam perpjekur për të ndikuar pozitivisht në emancipimin e ambientit ku kam punuar dhe kjo akoma është objektivi im i madh…

E kam bërë edhe si drejtuese e IEVP ‘Ali Demi’ Tiranë ku shpesh dola nga kornizat burokratike të formatuara keq nder vite dhe e bëra shoqërinë t’i pranojë e ndihmojë ato gra pas hekurave, negociova disa herë me familjet e tyre për t’i takuar dhe qetësuar disi shpirtrat e tyre të vrare nga koha, si edhe në vuajtje e brejtje të ndërgjegjies prej shkeljes së ligjit.

Kujtoj që në bashkëbisedim me një bashkëshort nga Greqia arrita ta bind t’i sillte djalin një të dënuare në ato ambiente të ftohta ku unë munda ti transformoj sado pak në dobi të qënies njerëzore.

Sot pas disa viteve në arsimin e mesem dhe atë universitar më vijnë mesazhe nga prindër, nxënës e studentë.

Po ndaj një prej tyre , koment në një shkrim për dhunën e ushtruar ndaj vajzave e grave.

Një prind dhe njeri special për mënyren se si i ka rritur dhe edukuar fëmijet e saj.

“Xhoi Jakaj vazhdo dhe jepi kurajo cdo gruaje qe vuan  nga te ‘fortët’. mos u dorëzo kurrë, unë mësoj gjithmone nga ju dhe cdo shkrim i juaji është një mësim për të gjitha gratë e vajzat.

Vajzat e mia kanë qenë me fat që të kanë pasur mësuese kujdestare… gjithashtu dhe ne nënat e tyre.

Respekt…”

Ky mesazh vlen për mua sa pasuria e botës. Sepse unë nuk jetoj as punoj për të qenë e pasur, por për të mbeshtetur e ndihmuar njeriun e thjeshte dhe atë që ka nevojë për zerin dhe mendimin tim.

Natyrisht punoj çdo ditë për të mbajtur ashtu si mundem dhe si di unë familjen time sepse është nevojë jetike, por asnjë moment nuk e harroj misionin të mbështes në format e mia për të emancipuar vajzën dhe gruan shqiptare në luftën kundër dhunës fizike e psikologjike.

Sot e ftuar rreth këtyre temave në Top Channel Shqipëria Live

Me Eriona Rusi dhe Flori Gjini, dy prezantues që i adhuroj për perfeksionin që sjellin në ekran edhe kur trajtojnë tema tepër të vështira e delikate si e sotmja.

Post Scriptum: Uroj që mos mblidhemi kurrë për vrasje të grave e vajzave në këtë vend!

Please follow and like us: