Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është shqiptari që ndihmoi mashtruesin ndërkombëtar, Faruk

Komunikimet e shpeshta me telefon zbuluan se 27-vjeçari Faruk Fatih Ozer, i shumëkërkuari i shtetit turk, po ndihmohej nga shtetas shqiptar në vendin tonë për t’ju fshehur drejtësisë. Hetimi kundër krimeve kibernetike zbuloi se në 9 raste Ozer foli në telefon me shqiptarë, menjëherë pasi në datën 20 prill ai kaloi përmes aeroportit të Rinasit.

Njëri nga shtetasit që e ndihmoi atë përgjatë kësaj arratie është biznesmeni 36-vjeçar Edevaldo Haxhiu, i cili përfundoi në pranga si personi që e priti turkun e shumëkërkuar i dyshuar në vendin e tij se mashtroi 391 mijë anëtare për shkëmbimin e monedhave virtuale dhe pasi grumbulloi asete dixhitale në vlerën e 2 bilionë dollarëve u largua nga Turqia.

Njëri nga personat e pyetur është shtetasi Altjan Canaj, që tregon se i dyshuari Haxhiu i kërkoi në telefon të merrte një person me emrin Erkan.

“Mbasi e mora me BMW në ngjyrë të bardhë që i përket Edevaldos e lashë në një hotel pranë 21 dhjetorit dhe më pas u ktheva në Durrës”, tregon dëshmitari.

Të nesërmen kur është takuar me të dyshuarin turku i është prezantuar si Faruk Fatih Ozer.

Nga frika më pas kur mësoi se bëhej fjalë për një të shumëkërkuar. i riu flaku telefonin e tij së bashku me numrin në përdorim.

Edevaldo Haxhiu pranon se e priti turkun e shumë kërkuar pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat, që nuk ja prezantoi me identitetin e vërtetë.

“Duke qenë se konsumoja alkool, i thashë mikut tim ta priste”, rrëfen i dyshuari. “Të nesërmen kur u interesova pranë hotelit për Erkanin ata më thanë se ky shtetas quhej Faruk Ozer.”

Por Prokuroria këmbëngul se në përgjimet e detajuara, të riut i shkroi një mik ku e paralajmëronte ” je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve”.

Please follow and like us: