Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalimi i Raisit, një njollë e turpshme në reputacionin e OKB

Të martën, presidenti i regjimit iranian, Ebrahim Raisi, bëri debutimin e tij ndërkombëtar duke mbajtur një fjalim virtual në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai i karakterizoi sanksionet amerikane ndaj regjimit, të vendosura për aventurizmin e tij bërthamor, si “shtypëse”. Dhe, ai u shpreh se “sistemi hegjemonik i Shteteve të Bashkuara nuk ka besueshmëri”. Vërejtje të tilla nuk kanë ndonjë peshë serioze, padyshim. Por ata demonstrojnë një qëndrim të guximshëm nga ana e Teheranit pas dështimit të Perëndimit, dhe veçanërisht të Evropës, për të miratuar një politikë vendimtare kundrejt sjelljes mashtruese të Teheranit.

Populli iranian shpesh i përqesh mullahët për paturpësinë e tyre të pakrahasueshme dhe vërejtjet fyese. Në asnjë moment kjo paturpësi nuk ishte më e qartë se kur Raisi pohoi se sanksionet amerikane kundër teokracisë ishin “krime kundër njerëzimit”.

Kjo vjen nga një figurë e dënuar nga populli iranian dhe organizatat globale të të drejtave të njeriut si një krim kundër njerëzimit për rolin e tij kryesor në masakrën e vitit 1988.

Që nga vendosja e Raisi si president i mullahëve, ka pasur dënime të shumta dhe thirrje në rritje nga organizatat e të drejtave të njeriut për ndjekjen e tij për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit. Në 1988, ai ishte pjesë e “Komitetit të Vdekjes” i ngarkuar për vrasjen e mbi 30,000 të burgosurve politikë. Viktimat u varrosën në varre masive sekrete të pashënuara, dhe deri më sot, familjeve të tyre u ndalohet të mbajnë edhe ceremoni mortore ose përkujtimore për ta. Shumica e viktimave ishin anëtarë të opozitës kryesore demokratike Muxhahedine (PMOI/MEK). Familjet e viktimave kanë kërkuar drejtësi gjatë 33 viteve të fundit.

Please follow and like us: