Albspirit

Media/News/Publishing

Florian Marku mund ukrainasin, shpallet kampion bote në boks

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur Maxim Prodan në Tottenham dhe shpallet kampion i IBF.

Boksieri shqiptar ka fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme. Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin. Me vendimin unanim të gjyqtarëve triumfi shkoi për Florian Markun, i cili mori më shumë pikë nga dy gjyqtarë. Marku konfirmohet si i pamposhtur në boksin profesionist, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar një.

Please follow and like us: