Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: In memoriam, At Pjetër Meshkalla!

 

 

 

(1901 – 1988) 120 -VJETORI KUR U Lé N’ SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! 

                                       

AT  PJETER  MESHKALLA KA THANë:

 

“PJESA E FRIKSUEME ASHT E LIDHUN NGA KAFSHATA E BUKËS”!

AT PJETER MESHKALLA S.J.

 

Edhe mbledhjet demaskuese kishin qellimin djallzor në mbrendinë e tyne, sigurisht, një justifikim i kotë…

Po kush ishte ai që i kerkonte llogari Sigurimit i Shtetit?

Për me vertetue akuzën në këto mbledhje u jepej fjala edhe klerikëve, që nesër me thanë: “E dëgjuat se çfarë tha ay kundër Pushtetit? Ne nuk arrëstojmë njeri pa fakte…” Kryetari i dha të drejtën e fjalës edhe Pader Meshkallës, i cili nuk kishte folë në publik nga 1946…

“Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një ZOT, jemi të një gjaku, sepse, jemi të gjithë Shqiptarë…

Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça e nda, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e një ditë ka me ju hangër kryet… Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni… Unë e kuptoj mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu fëmijëve para me hangër, sepse, të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës…”

“Njerëzit i dijnë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e tashti, nuk ka ma as liri feje e ndërgjegje…

Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija…”

***

E pra, qe ku asht parimi themelor i asaj diktaturës së pashoqe që ka provue Populli Shqiptar mbas 1944:

“Të gjithë njerëzit janë të lidhun për kafshatën e gojës…”, një nga kushtet barbare që po vazhdon me e shtypë atë Popull edhe sot!

Parim dhunues pa t’cilin komunizmi vdes pa “rilindë”!

ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin e Parë mbas Krishtit nga Shen’Pali, edhe sot, Ata Gurë po mbroheshin nga Pjetri, që tha:

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!

Ju, prishni  Kisha e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!..”

Dhe, shka tha At Meshkalla, ashtu u ba edhe perrreth Rozafës!. Ai ishte një Profet’ i vertetë i Kishës sonë!

Ai e dinte se GURËT E PARË, një prej të cilve ishte dhe Ai vetë, asht në Themelin e Perjetshem t’ Atdheut të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e Nanë Terezes…

Melbourne, 5 Tetor 2021.

Please follow and like us: