Albspirit

Media/News/Publishing

Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë

Stokholm, 5 tetor 2021 – Tre shkencëtarë e kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë për 2021. Ata janë, Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi.

Komiteti i Nobelit njoftoi të martën se shkencëtarëve u është ndarë çmimi për “kontributet e tyre në të kuptuarit tonë të sistemeve komplekse fizike”.

Komiteti tha se shkencëtarët Manabe dhe Hasselmann “vendosën bazat e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të”.

Ndërsa puna studimore e shkenctarit Parisi bëri të mundur “kuptimin dhe përshkrimin e shumë fenomeneve që gjejnë zbatim jo vetëm në fizikë por edhe në fusha tjera siç është matematika, biologjia, neuroshkenca dhe inteligjenca artificiale”.

Please follow and like us: