Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: Pastroni pusat e zezë të qeverisjes neokomuniste

Pa fshij nga e kaluemja dhe e sotmja e zezë diktatorët terrorista e vrastarë, e tiranët barbar dhe masakruesit e pashoq të Sigurimit të gjakosun të shtetit komunist,
që kanë mbi 80 vjet që vrasin e zhdukun të pafajshëm, e që me masken e “rilindjes komuniste”, po vorfnojnë popullin; e po e shfarosin edhe Rininë Shqiptare nga
Atdheu! Shqipnia asht kthye në një vend skami dhe korrupsioni nder ma të mbrapambetunit e Europës.
Pastroni pusat e zezë të qeverisjes neokomuniste, të presidencës dhe parlamentit dhe, të asaj që thirret padrejtësisht “drejtësi”… Asnjë agjent i Sigurimit të
shtetit nuk duhet me kenë në asnjë detyrë shtetnore.., por, as roje apo ujitës i kopshtijeve të drogës!..
Mendoni pak se kudo që veni kambën, shkelni mbi një n’ ato qinda e mija gropa pa emen, që vrau diktatori!
Janë mbi 45.000 të vramë e t’ zhdukun të pafajshëm!
Zhdukni nga fletët e së kaluemes së historisë emnat e diktatorëve t’asaj kohe barbare e vrastare të pashoqe e, mos njollosni faqet e lavdishme të Historisë së të
Madhit GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT!
Pa dënue t’ kaluemen komuniste S’KA DEMOKRACI!

Melbourne, 7 Tetor 2021.

Please follow and like us: