Albspirit

Media/News/Publishing

Dilema e aktorit hollivudian, Morgan Freemanit për praninë e Zotit

E para gjë që i thashë Morgan Freemanit, ishte se për mua qe nder që e takoja. Dhe gjëja e parë që ai më tha, ishte të mos thoja broçkulla që nuk i mendoja. Freeman ishte në Los Angeles, për të folur për shfaqjen e tij të re, “Historia e Zotit”, e cila do të nisë të transmetohet në National Geographic. I thashë se më ka lënë shumë përshtypje ajo që kam parë nga ky serial i ri, me personazhin Zot që eksploron konceptin Zot. Por kjo ishte ideja. Sepse pavarësisht se e ka luajtur një herë rolin e Zotit dhe pavarësisht se zëri i tij është pothuajse hyjnor, vetë Freemani ka shumë pyetje për mënyrën se si Zoti funksionon realisht. Si përshembull prej nga vijmë? Cili është qëllimi ynë? Dhe ku shkojmë kur vdesim? Freemani dukej tejet i kënaqur që ishte lejuar të vizitonte vendet më të shenjtë të botës…

Please follow and like us: