Albspirit

Media/News/Publishing

Koço Kokëdhima: Qeveria nuk ka asnjë plan për të lehtësuar pasojat e krizës energjetike

 

Çmimet e rritura të energjisë për konsumatorët familjarë dhe bizneset që do të shpallen nesër, po bëhen me diktatin e forcës, në mungesë të plotë transparence, pa asnjë konsultim me publikun e grupet e interesit dhe si të tilla duhen refuzuar.

Qeveria nuk ka asnjë plan për të lehtësuar pasojat e krizës energjetike, ashtu siç nuk pati në 8 vitet e shkuara kur nuk shtoi asnjë prodhues të madh energjie, veç HEC-eve të vegjël që në shumë raste shkatërruan parqet tona kombëtare, lumenjtë dhe ekonomitë familjare.

Shqiptarët nuk mund të paguajnë më për paaftësinë dhe korrupsionin e politikanëve, sepse janë zhvatur prej çmimeve të energjisë dhe karburanteve më shtrenjtë se në çdo vend të rajonit.

I ftoj ata të protestojnë kundër rritjes së çmimeve që ka për qëllim të mbushë gropën e krijuar në buxhet nga keqadministrimi dhe korrupsioni.

Please follow and like us: