Albspirit

Media/News/Publishing

Portreti i Shekspirit në librin 400-vjeçar të botanikës

Një libër 400-vjeçar për botanikën mund të mbajë një thesar të vërtetë – një portret të Uilliam Shekspirit. Eshtë i vetmi portret i njohur që është krijuar gjatë kohës së shkrimtarit. Duke qenë se është bërë në kohën kur ai ishte gjallë, studiuesit besojnë se ai tregon se si dukej Shekspiri me të vërtetë – i pashëm, në moshën 33 vjeç, dhe që shumë shpejt do të shkruante Hamletin. Libri tashmë i rrallë, “The Herball” erdhi në vëmendjen e historianit Mark Griffith (gjithashtu botanist) kur ai po studionte jetën e shkrimtarit John Gerard. Griffith u bind se katër dekadat e përshkruara në faqen e titullit nuk ishin thjeshtë dekorative, por ishin portrete të humbur prej kohësh të njerëzve realë. Griffith deshifroi pamjet rrethuese që lidhen me heraldikën dhe lulet emblematike, përpara se të shfaqeshin identitetet reale, domethënë autori i librit, dhe një tjetër botanist i shquar, si dhe kreu i thesarit të Mbretëreshës Elisabetë. Gjetja e Shekspirit mes tyre e tronditi vërtetë Griffithin. Ajo që e identifikon Shekspirin është se ai mban në dorë një lule dhe një vesh misri të ëmbël, që të dyja i referohen veprave të tij. Griffith njohu gjithashtu një shifër elisabetiane poshtë Shekspirit, gjë e cila i jepte besueshmëri zbulimit.

Please follow and like us: