Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti filipinas: Njerëzit që nuk duan të vaksinohen, do t’i injektojmë në gjumë bashkë me konspiracionistët

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte u ka sygjeruar ditën e djeshme stafeve mjekësore, që t’i vaksinojnë njerëzit kur janë në gjumë. Cnnphilipines shkruan se kjo gjë sipas Duterte, duhet të bëhet për të gjithë ata persona që nuk pranojnë të vaksinohen. Ai gjatë një deklarate për mediat tha se do të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe ti injektojnë të gjithë personat.

“Problemi janë ata që nuk duan të vaksinohen dhe konspiracionistët e shkarë. Kërkojini ata në fshatin tuaj, le të shkojmë atje ndërsa ata janë në gjumë dhe t’i injektojmë ndërsa janë në gjumë, në mënyrë që ta përfundojmë. Nëse ata nuk duan, le të shkojmë në shtëpitë e tyre dhe t’i injektojmë kur të bjerë nata. Unë do ta bëj, do të udhëheq këtë”, tha Duterte.

Që nga fillimi i Covid-19, në Filipine janë infektuar 2,683,372 persona të gjithë, ndërkohë që 39,896 të tjerë kanë humbur jetën.

Please follow and like us: