Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Arrestimet publike për zyrtarët e Bashkisë Lushnje

 

Nuk e di se cili është karburanti, apo pika e karburantit që ka prishur qeveria në Lushnje. Por më bëri përshtypje fakti që në një tubim qeveritar, Edi Rama u drejtohet kamerave dhe u thotë midis të tjerave se Prokuroria duhet të zbarkojë në Bashkinë e Lushnjes dhe të mos fali asnjë nga ata që kanë lëshuar lejet. Nuk e di përse i është qepur Lushnjes kur sipas të dhënave mafia që zotëron ndërtimet, drogën, paranë e zezë në investimet publike si landfillët apo inceneratorët etj., gjënden në Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan. Po të zbresë kjo, Prokuroria…, ta zëmë, në Durrës, kam frikë se do ta zbrazi tërësisht këtë institucion. Lëre Tiranën dhe Elbasanin. Këtij të fundit nuk i afrohet dot. Mirëpo ai e ka me Lushnjen, i arrestoi kryetarin. Tani bën kërkesë publike, ashtu vetull ngrysur që Prokuroria të zbarkoj e të arrestoj të gjithë ata që kanë lëshuar lejet.

Një arsyetim naiv mund të pyesi. Po mirë sa objekte janë prishur vijës bregdetare, qyteteve, anës rrugëve kryesore të vendit. A keni arrestuar njëri zotëri? Asnjë. Madje u bë gjithë ajo reformë në drejtësi, e ashtuquajtur Vetting. Rezultoi që gati 75% e arsenalit në drejtësi nuk justifikonte paratë, pronat etj. A arrestove njëri? O po sikur njërin? Jo! Tani i kërkon publikisht kësaj Prokurorie t’i bjeri Lushnjes. Po le ta marrim të mirëqënë këtë fakt, që plot zyrtarë aty janë këmbë e kokë të korruptuar. Dhe mirë bën që kërkon arrestimin e tyre. Po, pyetja është, përse nuk ia kërkove kësaj Prokurorie edhe kur në Divjakë fluturonin kaçatorrët e drogës, kur rrëzoheshin në rërë. Dhe mbetën aty si relike ku njerëzit të bënin selfie për fejsbuk e instagram. E mban mend, në majin e vitit 2014. Kurse ti akuzave të opozitës për këtë treg droge, i zgërdhiheshe dhe u thoshe se janë mushkonja. Joavionë droge…, nuk kërkove arrestimin, e kërkujt në rend a në dikasterin e sigurisë kombëtare etj. Tani merresh me një Bashki, territorin e së cilës e ke uzurpuar me propogandë se gjoja po bën reforma të mëdha.

Nuk e di, mbase ke atë mendimin e kohës, kur Lushnjen e konsideronin si vendi i lepujve. Por të kujtoj se ndryshimet e mëdha kmbëtare kanë nisur aty. Por ti ke të drejtë se, në Shqipëri kudo ka protesta, kurse opozita ha vetveten. Shqiptarët të urrejnë, por veç e veç. Nuk duan t’i bashkohen kujt për të të rrëzuar, Madje të jenë ata, të cilët duhen t’i shqyejnë dyert Prokurorisë për të arrestuar ty të parin. Sot në Shqipëri domin Vettingu i politikanëve si temë, kur nga ana tjetër duhej të dominonte gjoba që filloj t’i paguhet një investitori italian, jo pak por 110 milion euro. Një shumë që ia këput brinjët Shqipërisë së lodhur. Dhe shkaktari je ti. Jo ata nënpunësit e Bashkisë së Lushnje, të cilët e kanë marrë një vend punë fal teserës tënde, tubimeve mbas teje. A rryshfetit, këtij marifeti gjoja ”fisnik” i mendësisë sonë.

Pak ditë më parë protestuan studentët. Arsyeja, vaksinimi me detyrim. Nuk mund të futesh në auditor pa u vaksinuar. Jemi shoqëri e lirë por me mendësi diktature. A duhet të vaksinohemi? Sigurisht që duhemi. Por gjithkush është i lirë të zgjedh nëse do apo jo të vaksinohet. Më pas një grup i ashtuqujtur po shoqëria e lirë, arsyeja, rritja e çmimeve, kryesisht i energjisë dhe karburanteve. Një katastrofë shqiptare nga subjektet që pallojnë njëri-tjetrin pikërisht për të suportuar korrupsionin. Sot po protestojnë diku në Myzeqe, arsyeja, bllokimi arbitrar i një kryqëzimi. Sipas një institucioni IKMT, tëndin, a tuajin, të shtetit tënd grafoman.., ka shumë aksidente, në këtë aks. Prapë një rast flagrant ku komunitetit i hiqet brutalisht e drejta për të vendosur. Jepu zgjidhje se për atë punë je aty. Ti që po çon satelitë në hapësirë, si nuk paske buxhet për një nën a mbikalim? Sipas kësaj mëndesisë tënde a IKMT-ës tënde, ai qytetar që del nga Krutja, duhet të shkoj deri në Lushnje, aty të bëj rrethrrotullimin për të shkuar në Fier. Pika mu në specialistët e shtetit tënd. Por nuk ke faj, se siç ta thashë, të gjithë protestojnë kundër teje, por grupe, grupe. Dhe a e di përse, nga që vdesin të të ngjajnë.

Please follow and like us: