Albspirit

Media/News/Publishing

Biden takohet me patrikun e Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me Patrikun e Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Patriku Bartholomeos, pas takimit me dyer të mbyllura dha deklarata për mediat për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ku vuri theksin se me presidentin Biden kanë zhvilluar një takim jashtëzakonisht pozitiv.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se me Papa Françeskun, Kryepeshkopatën Angleze, me liderë fetarë muslimanë dhe hebrenj kemi filluar një iniciativë për të siguruar vaksinimin e gjithsecilit në të gjithë botën. Edhe presidenti Biden e priti me kënaqësi të madhe këtë iniciativë”, deklaroi Bartholomeos.

Patriku Bartholomeos, takimet e tij në SHBA i filloi dje me drekën që organizoi për nder të ambasadorit të Turqisë në Washington, Hasan Murat Mercan ndërsa më pas ai u takua edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken./AA

Please follow and like us: