Albspirit

Media/News/Publishing

Britania i kërkon Facebook informacione për ndikimin e platformave të saj te fëmijët

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se kompania Facebook duhet të tregojë se çfarë di rreth dëmit që shkaktojnë platformat e saj te fëmijet. Ai u ka thënë të martën ligjvënësve se është “befasuar” kur ka mësuar se një studim i brendshëm i Facebook-ut ka gjetur se 17 për qind e vajzave adoleshente kanë thënë se platforma Instagram – në pronësi të Facebookut – u ka përkeqësuar çrregullimet në ushqim. Ai ka kritikuar këtë kompani pse nuk ka ndarë studimin me prindër, profesionistë të shëndetit publik dhe politikanë, duke shtuar se “duhet bërë gjënë e duhur” dhe duhet të publikohen informacionet. Më herët, ish-punëtorja e Facebook-ut, Frances Haugen, ka akuzuar kompaninë se ka qenë e vetëdijshme për dëmin që u shkaktohet disa adoleshenteve dhe nuk ka qenë shumë e sinqertë në luftën kundër urrejtjes dhe dezinformimit. Facebook, në anën tjetër, ka thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe nuk ka të dhëna për t’i mbështetur ato./ Rel

Please follow and like us: