Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Para pasqyrës…

Sot para pasqyrës dëgjova se drejtori i I X pozicioni, paguhej 3 herë më shumë se Kryeministri?! Po shikoja veten dhe fillova t’i kërkoj llogari! Në dhjetor të 1990 deri në Mars 1992 isha aktiv në POLITIKË duke ëndërruar e besuar në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, në zhdukjen e diktaturës, pra në alternativë mendimi, konkurencë tregu dhe barazi ligjore! Pas 30 vjetësh dëgjojmë shtrembërim përfitimi dhe paga të çuditshme! Të cilat krahasuar me bombardimet mediatike ROZË, i krijojnë njeriut një lodhje çoroditëse! Duhet t’i ngrihet monument atij që ka sajuar i pari argalisjen e trurit të njeriut të shkretë se si duken të pasmet apo se sa partnerë ka pasur në përdorim kjo moderatore apo kjo këngëtare! Aman sa më shumë përralla boshe me ngjyra të kësaj natyre se sa këto tërmete sociale me pagesa marramendëse në një shoqëri ku mjeku, mësuesi, aktori, shkurt gjithë administrata paguhet deri 20 herë më pak! Pasqyrë idiote, nuk më ktheu përgjigje!
Please follow and like us: