Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Ismail Kadare – “Njeriu i Vitit”

 

Ismail Kadare dhe Shaban Murati, vjeshte 2019

 

Çmimin “Njeriu i Vitit” e meriton më shumë se kushdo tjetër, ose më shumë se gjithë të tjerët bashkë, gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, i cili në vitin 2021 pati 85 vjetorin e lindjes në mesin e një serie të pafund çmimesh prestigjioze ndërkombëtare në fushën e letërsisë, ku më i fundit është çmimi i madh ndërkombëtar amerikan “Neustadt”, i cili konsiderohet “Nobeli amerikan”.

Nderimi dhe vlerësimi i lartë dhe i vazhdueshëm ndërkombëtar për veprën e tij me vlera botërore është nderim dhe lartësim i emrit të kombit dhe të kulturës shqiptare. Askush në letërsinë dhe në historinë shqiptare, që nga epoka e Skënderbeut, nuk ka kontribuar dhe lartësuar më shumë kombin shqiptar dhe emrin shqiptar në arenën botërore.

Çdo nderim dhe vlerësim, që mund të bëjë shteti, kombi dhe shoqëria shqiptare ndaj figurës vigane të Ismail Kadaresë nuk e shlyejnë dot borxhin e madh, që i kanë atij për monumentin e përjetshëm të lavdisë shqiptare, që shkrimtari e ngriti nëpër botë me veprën e tij të pavdekshme dhe e papërsëritshme.

Ndaj mendoj se askush më tepër se Ismail Kadare nuk e meriton të shpallet “Njeriu i Vitit”./gazeta dita

Please follow and like us: