“Fjalë zemre” është titulli i librit poetik nga autorja, Saranda Shala.

Vlerësimin e tij për poezitë e ka dhënë redaktori Kozma Billa. “Autorja e këtij vëllimi poetik hyn në gjininë e poezisë si një poete e kompletuar që njeh jo vetëm rregullat e vjershërimit, por edhe stilistikën. Kjo vihet re, jo vetëm në vjershërimin tradicional, por edhe në vargun e thyer apo të lirë”, ka thënë ai.

Autorja me profesion është gazetare dhe psikologe.

“Fjalë zemre” është libri i saj i parë.