Albspirit

Media/News/Publishing

Gresa Krasniqi: Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme!

Ndërsa ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi vijon të jetë në Hagë ku së bashku me liderë të tjerë të UÇK presin të dalin para gjykatës, vajza e tij Gresa prek me një dedikim në ditën e parë të vitit 2022.

Është pikërisht data kur Krasniqi feston edhe ditëlindjen. Këtë vit në 71-vjetorin, Gresa uron për forcë dhe shëndet, që i ati ta kalojë edhe këtë padrejtësi të fundit.

“Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme.  Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot. Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI. Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije. Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi”, shkruan Gresa.

Please follow and like us: