Albspirit

Media/News/Publishing

Ngjarje e rëndë, arrzari qëllon me plumb dyshnikistin

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në pas një sherri për motive të dobëta. Sipas uniformave blu, ka rënë në pranga 50-vjeçari i cili ka qëlluar më armë zjarri në këmbë shtetasin me inicialet E.F., 36 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Arrëz, Dimal. Policia bën me dije se i plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambientet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Please follow and like us: