Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta dr. Nikollaq  Koshovari

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë. Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka vdekur më 12 janar, si pasojë e një sëmundje të gjatë dhe të lodhshme. Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit. “Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhshme, pushoi së rrahuri zemra e dr. Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët. Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës”, shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi.

Mesazhi

 

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit , me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë,mallakastriotë,të rrethinave e më tej,duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sajrificës.

Si qytetar i kulturuar, fisnik, human, bujar e zemërgjerë, ai ndodhej kudo ku njerëzit, të njohur a të panjohur, kishin nevojë për të, duke ua lehtësuar plagët.

Ai e donte Fierin, fierakët dhe spitalin e konsideronte si shtëpinë e tij të dytë, ndaj në kohët e herëshme kur ishte drejtues i tij, me një vullnet e përkushtim të madh, mundi te siguronte aparatura e pajisje mjekësore, qe spitalet e tjera i kishin zili e që deri vonë mbaheshin mend si aparatura “të kohës së Nikollaqit”.

Me cilësitë e tij te çmuara njerëzore e profesionale, emri i tij ishte vendosur me kohë në plejaden e mjekëve të shquar të spitalit e qarkut të Fierit dhe sot ndahet nga jeta, i nderuar e respektuar nga të gjithë kolegët, miqtë e besoj nga gjithë bashkëqytetarët e tij, të cilët ai i donte aq shumë.

Lamtumirë i nderuar koleg, mbetsh i paharruar e të qoftë dheu i lehtë! Ngushëllime të thella Mirës (bashkëshortes), fëmijëve Lorina e Gjergji e gjithe të tjerëve!

Please follow and like us: