Në Zurich të Zvicrës u zhvillua ceremonia madhështore e “FIFA The Best”.

Robert Lewandowski është shpallur futbollisti më i mirë, pasi ka fituar çmimin prestigjioz.

Sulmuesi i Bayern Munich ka marrë këtë çmim, duke mposhtur konkurrencën e Leo Messit dhe Mohamed Salah.

Pas zhgënjimit që pësoi në ceremoninë e Topit të Artë, bomberi i ngushëllohet me këtë çmim prestigjioz të dhënë nga FIFA, të cilin e fiton për të dytin edicion radhazi. Ndërkohë FIFA ndau edhe trofe të tjera:

Trajneri i vitit

Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel është shpallur “Trajneri i Vitit”. Gjermani mundi në këtë garë Roberto Mançinin dhe Pep Guardiolën.

Futbollistja më e mirë

Futbollistja e Barcelonës, Aleksia Putelas fitoi çmimin si “Futbollistja më e Mirë”. Ajo u bë spanjollja e parë në histori që fiton këtë çmim.

Çmimi Fair-Play

Stafi i Danimarkës mori çmimin “Fair Play”, për shkak se vepruan në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën mesfushorit Kristian Eriksen. Ndërhyrja e tyre në Europian evitoi tragjedinë.

Portieri i vitit

Eduard Mendy është shpallur “Portieri i Vitit”. Gardiani i Çelsit mundi në këtë garë Donarumën dhe Nojerin. Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Chelsea-n.