Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Karapidou: Shqerkë e bindur

Zbërtheva një kopsë, zbërtheva dhe dy,
Dhe kokën të futa i trembur në gji.
Si zog i tulatur në mbrëmjen e ftohtë,
Mbi gjoksin tënd erdha të ndjeja pak ngrohtë.
Dhe ti qetë më prite si shqerkë e bindur.
Një fjalë s’belbëzove, ndjeva një të dridhur.
Buzët e ftohta mbi gjoksin e nxehtë,
U shkrin si dëbora kur tretet mbi shkëmb.
Flokët e gjata të verdha si ar.
Ngatërruar mes puthjesh puhizë e lastar.
E nxehta përshkonte lehtë nën lëkurë.
Dhe kopsat zbërtheheshin tre katër nën udhë.
Dhe unë i paudhi nën udhë vazhdova.
Me shqerkën e bindur sa shumë u gëzova.
Buza mu tha nga etja mu dogj.
E shpirti mu tret si prushi mu shkërmoq.
Please follow and like us: